Debati/Vokshi –Beqaj , në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë

0
140

 

shbemMe debate është shoqëruar mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë ku raportonte ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Vokshi akuzoi ministrin për shkurtimet që po bën në spitalet e vendit, ku sipas saj janë 600 familje që do t;u hiqet buka e gojës.

Edhe deputeti i LSI Petrit Vasili ka dalë kundër ministrit Beqaj në lidhje me shkurtimet. Sipas ministrit, shkurtimet kanë të bëjnë për të mbledhur sa më shumë fonde në lidhje me reformën në shëndetësi.

Debatet

Albana Vokshi: Personat që po i hidhni në rrugë s’do mund të marrin as pensionet. 600 familje do ngelen pa bukë. A ka lidhje reforma me një shtëpi që ju po ndërtoni në Perugia?

Klodiana Spahiu-Vokshit: Ti tregon që nuk të funksionon logjika në këtë mes.

Vangjel Tavo: Kryetare mos dalim nga tema e ditës.

Albana Vokshi: Po shkelet Kodi i Punës.

Klodiana Spahiu: Kemi të dhëna dhe janë të njëjtat me ato që keni ju në vend me numrin e shtretërve. Kemi nevojë për më shumë shtretër dhe nga ana tjetër kemi një shkurtim shtrati që arrin në 22%.

Petrit Vasili: Niveli i furnizimit me barna dhe i teknologjisë është shumë i ulët. E papranueshme të nxirren në rrugë 600 njerëz. Kompromisi që s’kam lejuar ta bëj asnjëherë është kompromisi me personelin. Kemi raportin infermier-pacient shumë problematik. Në pediatritë tona një infermiere bredh në 7 dhoma. Që ju të kurseni para me ato shkurtime që bëni, unë nuk e pranoj dot.

Ministri Beqaj: E përsëris, keni ca kohë që keni probleme me shtëpinë time, por problemet e shtëpisë tënde unë nuk i zgjidh dot. Ke problem me shtëpinë tënde, me kuzhinën tënde, por nuk t’i zgjidh dot unë.

Albana Vokshi: A ka lidhje kjo me shtëpinë që po ndërtohet në Peruxhia, apo jo?

Ministri Beqaj: Jo, nuk ka lidhje dhe kjo është zgjedhja e PD-së, që ve njerëz që nuk e njohin Kodin e Punës. Njerëzit nuk do të largohen menjëhërë, se ka Kodi i Punës ka pikat, një, dy e tre. Me këto ndryshime, mjekët në spitalet bashkiakësh shtohen me 13 vetë, pavarësisht nga vështirësitë që kemi. Qeveria me ndjekshmëritë që kemi për këtë problem, ka vendosur një mbështetje financiare prej 100 mijë lekësh dhe kemi nënshkruar 7 kontratat e para. Një gjeneloko ka pranuar nga Tirana në tepelënë tre në lezhë, një në dibër dhe ëkshtu të tjerë po lifdhin kontrata për të shfrytëzuar këtë mundësiInfermierët në janar do të punësohen në qendra të tjera shëndetetësore, kurse QSUT-ja nuk pakësohet me infermierë, por shtohet.

Ministri Beqaj: Infermierët që largohen sot, do t’u jepet mundësi të punësohet në janar në qendrat shëndetësore.

Vangjel Tavo: Në Tepelenë ka 26 infermierë të shkurtuar. Në përgjithësi e konsideroj këtë veprim të gabuar. Keni zgjedhur sektor të gabuar për të bërë këto shkurtime. Ndërkohë që ky sektor vuan, ka mangësi sektori shëndetësor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency