Performancë e ulët/Pezullohen 21 drejtues të lartë Doganave, s’realizuan të ardhurat

0
153

DOGA

Njëzet e një drejtues të lartë të Doganave janë pezulluar pa afat, për shkak të performancës së ulët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo furtunë shkarkimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave vjen e paralajmëruar pas një “inspektimi” që Kryeministri pati javën e kaluar në këtë institucion. Burime nga Doganat thanë për “Shqiptarja.com” se pezullimi nga detyrave i këtyre drejtuesve vjen menjëherë pas publikimit të shifrave për mbledhjen e akcizës. Të pezulluarit janë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, drejtues në degët në rrethe por edhe doganierë të thjeshtë. Të njëjtat burime thanë se këta drejtues dyshohen për korrupsion dhe evazion fiskal. Ndërkohë, burimet sqarojnë se drejtuesit të cilët kanë statusin e nëpunësit civil, mund të transferohen, të ulen në detyrë ose do të shkarkohen përgjithmonë nga Drejtoria e Doganave. Kjo masë pezullimi vjen vetëm pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pranë Drejtorisë së Doganave, ku paralajmëroi drejtuesit për performancën e ulët në mbledhjen e të ardhurave

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency