Qëndrimet e pronarëve në Komision

0
154

pronaret ne komision

Shoqata Dukati – Lame Borshi: Gjithë vendet lindore ua kane kthyer pronat pronarëve të mëparshëm. Kështu ndodhi në Gjermani dhe Bullgari. 7501 ka krijuar konflikte të mëdha.

Shoqata Borshi – Gjoka: Ky projektligj nuk e kthen pronën fizikisht siç e kërkojmë ne. Bie ndesh me Kushtetutën. Të bëhet një pr.ligj i ri ku ne të jemi pjesë e procesit hartues. Nga kjo qeveri pritëm shumë por u zhgënjyem.

Shoqata Kombëtare e Pronarëve Legjitimë – Ferdinand Sulaj: ky është ligj i pakonsultuar me Këshillin Evropian. Është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe të vendimit unifikues të viti 2002 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Larte. Nuk keni asnjë ndryshim nga Berisha.

Shoqata Bregdeti – Jorgo Dhrami: Ligji famëkeq 7501 na rrëmbeu pronat. Ky është problem ndërkombëtar. Çdo ligj tjetër të dalë, pa u anuluar ligji 7501, prona nuk shkon kurrë tek i zoti. Ku ligj ka pasuruar njerëz në mënyrë të padrejtë.

Shoqata e të burgosurve për integrim dhe drejtësi – Tanush Mulleti: Ky është një ligj vrarës. Shpërndatë certifikata legalizime për vota. Ashtu bëri dhe PD. Nuk jua njeh njeri këtë ligj. Jua rrëzon Evropa. Do t’ju mallkojnë jetimët. Turp e faqe zezë. Po deskretitoni vetveten. Nuk ju them dot shok. Se nuk ju kam. As zotërinj se disa prej jush nuk janë as zotërinj. Keni ardhur rastësisht në këtë sallë. Do ikni rastësisht me bisht në shalë. Kjo është një sallë e mallkuar.

Shoqata Pronësi me Drejtësi, Reshit Vorpsi: Qeveria ta tërheqë dhe ta ribëjë edhe një herë këtë ligj. Janë edhe 11 mijë dosje që ende nuk janë shqyrtuar. Duhen trajtuar sipas ligjit në kohën kur janë depozituar.

Shoqata Krahina Jonë, Axhem Imeraj: Duam kthim fizik të pronës. Jo kompensim. Tokën për ta kthyer në para, e shesim vetë ne, jo të na e shesë shteti. Do të jeni përballë një të papriture me djemtë e dukatit. 5000 Burra po morën vesh që do paguajnë lekë për kullotat që kanë qenë pronë e tyre. Merreni seriozisht. Ne nuk duam tja dimë fare se çfarë jeni, të majtë a të djathë.

Shoqata Myzeqeja, Semanjaku: Ky projektligj na grabit pronat komplet. Nuk quhemi më pronarë, por subjekte të shpronësuara.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here