Basha: Ligji i pronave dhunon të drejtat legjitime të pronarëve, PD do të votojë kundër

0
32

Basha pas takimit me schultz

 

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri të ditur se PD nuk mbështet ligjin e qeverisë për pronat, duke theksuar se ky draft prek drejtpërsëdrejti të drejtat e pronarëve legjitimë. “Projektligji “Rama për moskompensimin e pronarëve” është një dhunim i hapur dhe i papranueshëm i te drejtave legjitime të pronareve. Ai bie në kundërshtim të hapur me angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë para Këshillit të Evropës si dhe është në kundërshtim të plotë me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Partia Demokratike do ta kundërshtojë deri në fund këtë projektligj. Ne jemi në krah të pronarëve”, – shkruante Basha në “Facebook”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here