BE: Mos bini në “kurth” Nuk militant të Isis në mesin e refugjatëve

0
169

 

 

bbbZyrtarë të Bashkimit Evropian për anti-terrorizëm kanë hedhur poshtë pretendimet se militantët e Shtetit Islamik (IS) janë duke hyrë në Evropë së bashku me refugjatët.Nuk mendoj se mund të thoni se Daesh-i (IS) po infiltron Evropën”, ka thënë koordinatori për Kundër-Terrorizëm i BE-së, Gilles de Kerchove.“Nëse janë një ose dy raste – dhe këto duhet të verifikohen – atëherë kjo mund të shihet si taktikë e Daesh-it për të ngjallur dyshim”, i ka thënë de Kerchove transmetuesit francez RFI/France 24.Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të mos bien pre e këtij “kurthi”.Shqetësimet janë rritur pas lajmeve se së paku njëri nga sulmuesit e Parisit mund të ketë arritur në Evropë duke u përzier me refugjatë.Nga sulmet e 13 nëntorit në Paris kanë humbur jetën 130 veta.Evropa po përballet sivjet me numrin më të madh të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.Rreth 700,000 njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë arritur këtë vit në BE.Shumica e tyre arrijnë në Turqi, pastaj përmes detit në Greqi, për të vazhduar më pas rrugëve të Ballkanit, drejt Evropës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here