Tërbuni fiton çuditshëm ndaj Bylisit

0
378

 

tbbbTre muaj pritje për një fitore, por në një estradë Ballshi të mirëfilltë që u vu në skenë në Pukë. Përballja ndërmjet Tërbunit dhe Bylisit duhej të ishte një betejë për mbijetesën në elitë. Një sfidë për jetë a vdekje. Një raund që në fund mund të rezultonte vendimtar për të evituar rënien nga kategoria. Por, nuk ndodhi kështu. Tërbuni fitoi me rezultatin 4-2, në një ndeshje ku golat janë shënuar me aq lehtësi, sa ishte e pashmangshme të ngrihen dyshime për impenjimin e skuadrave dhe rregullsinë e vetë lojës. Estrada nisi me golin e minutës së 12-të me Gerald Tushen që fare i pambuluar në zonë realizoi për Tërbunin. Aktrimi aspak i bukur në fushë vijoi kur pas disa rasteve të vetëm me portierin, vendasit dyfishuan shifrat në të 40-ën me Vatnikajn. Përpara pushimit mes pjesëve, sulmuesi i huazuar nga Partizani realizoi edhe golin e tretë për pukjanët dhe të dytin personal. Turpi nuk njohu kufi dhe vazhdoi në fraksionin e dytë. Aksione me 4 apo edhe 5 sulmues që i shkëputen me lehtësi mbrojtësve dhe dalin përpara portierit. Në të 53-ën, Brunild Pepa shkurtoi shifrat në 3-1 për Bylisin, por nëse dikush shpresonte se mallakastriotët rihapën sfidën, u gabua. Mbrojtja e miqve krijoi një autostradë të mirëfilltë për lojtarët e Tërbunit, që nisën të shpërdoronin gola me portën bosh. Aktrimi i turpshëm u shoqërua me kontestimin e tifozëve, por ekipet vazhduan të pashqetësuar. Bylisi i hapi portën Tërbunit, që në të 80-ën realizoi golin e katërt me Taulant Markun. Pukjanët u kthyen nderin miqve vetëm katër minuta më pas, dhe Papa vulosi shifrat përfundimtare 4-2. Mes akuzave për rezultat të paracaktuar dhe thirrjeve për lojë të turpshme ngrihen edhe shumë pyetje për Tërbunin dhe Bylisin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here