Kosovës: Arrestimi i deputetëve , trazira në Prishtinë

0
141

 

11Qeveria e Kosovës ka dënuar dhunën që ka përfshirë protestat e opozitës në Prishtinë.“Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e indinjuar me lëndimet që iu shkaktuan sot qytetarëve të pafajshëm, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe me dëmet materiale dhe skenat e tmerrshme që u panë sot në Prishtinë”.“Hipokrizia e opozitës qëndron në faktin se ata gjoja po protestojnë për mbrojtjen e Republikës, por në emër të mbrojtjes së saj ata po tentojnë ta shkatërrojnë atë, po i sulmojnë institucionet e saj, po përdhosin çdo gjë që është ndërtuar me shumë mund”, thuhet pos tjerash në reagimin e qeverisë.Ekzekutivi po ashtu ka thënë se shpreh përkrahjen më të fuqishme për Policinë e Kosovës, e cila “me përkushtim po e mbron Republikën e Kosovës nga aktet kriminale të orkestruara për përfitime ekskluzivisht politike”. Rreth 22 persona janë arrestuar, më shumë se 13 të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Ky është bilanci i protestës së ditës së mërkurë, organizuar nga partitë politike opozitare në Kosovë.Protesta e cila filloi në mesditë, erdhi pasi Polica e Kosovës ka arrestuar deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj- Bujupi.Arrestimi i saj pasoi njoftimet se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest për katër deputetë të parlamentit, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dheFaton Topallin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputeten Kadaj-Bujupi.Deputetët e opozitës disa herë radhazi kanë hedhur gaz lotsjellës në mjediset e Kuvendit të Kosovës dhe kanë pamundësuar mbajtjen e seancave.Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që Kadaj-Bujupi të mbetet në paraburgim për 30 ditë. Avokati mbrojtës i deputetes, Arianit Koci tha se vendimi i gjykatës është i padrejtë.“Është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. Mendoj se vendimi është i padrejtë, joproporcional dhe unë do të ushtrojë ankesë për këtë vendim”, ka thënë Koci.Njësia speciale e Policisë se Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të aktivistëve të partive politike opozitare: Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, të cilët fillimisht ishin mbledhur para Qeverisë së Kosovës në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë dhe në sheshet e tjera të kryeqytetit.Veç liderëve të partive politike opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj,Fatmir Lima,për një kohë në protestë ka qëndruar edhe deputeti Albin Kurti cili është duke u kërkuar nga policia për arrestim.Protestuesit kanë kundërshtuar arrestimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi, dhe disa herë në drejtim të policisë dhe institucioneve kanë hedhur koktej molotovi, ngjyrë dhe gurë.Gjatë protestës e cila ka zgjatur deri në orët e mbrëmjes, organet e rendit kanë shoqëruar në stacionin policor 22 persona për intervistim dhe procedura tjera policore.Zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Baki Kelani, tha se si pasojë e dhunës deri më tani janë lënduar shtatë zyrtarë policor të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por ka edhe të tjerë, siç tha ai, që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here