Burg për jetë Sokol Mjacajn, vrau dy turistët çekë në Dukagjin

0
119

cc

 

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burgim të përjetshëm 20-vjeçarin Sokol Mjacajn i cili akuzohet për veprat penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” e 2 turistëve çekë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Edhe pse përpara trupit gjykues Mjacaj ripërsëriti kërkesën për mëshirë kjo e fundit e shpalli fajtor atë, pasi vlerësoi provat e paraqitura dhe dëgjoi dëshminë e vetë të akuzuarit dhe dëshmitarëve të kësaj ngjarje, i dha dënimin “Burgim përjetë”. Në konkluzionet përfundimtare, avokatja mbrojtëse Elvira Jakova e ka cilësuar si proces të paragjykuar nga gjykata, pasi sipas saj togat e zeza refuzuan padrejtësisht gjykimin e shkurtuar për Sokol Mjacajn për shkak të paragjykimit ndaj tij. Ndërsa pranoi akuzat, kërkoi masë tjetër për dënim, jo atë të burgimit të përjetshëm, mbrojtja përsëriti se krimi I kryer nga Mjacaj ka ardhur si pasojë e gjendjes së rëndë psikike e ndikuar edhe nga gjendja e rëndë ekonomike. Në fund të seancës gjyqësore trupi gjykues ka vendosur dënimin e tij me atë të burgimit të përjetshëm. Edhe në këtë seancë gjyqësore morën pjesë përfaqësues të ambasadës çeke, të cilët kanë qenë të pranishëm në të gjitha seancat në ngarkim të Sokol Mjacajt, ndërsa munguan familjaret e 20-vjeçarit. Sipas vendimit të gjykatës 20-vjeçari Majcaj do e vuajë burgimin në një burg të sigurisë së lartë. Sokol Mjacaj ekzekutoi në Korrik të 2015-ës në Prekal 2 turistët çekë Michael Svatos dhe të dashurën e tij Anna Kosinova pasi tentoi ti grabiste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here