Zbardhet programi / Platforma ekonomike e PD-së, çfarë parashikohet për taksat, pensionet, energjinë dhe bujqësinë

0
117

 

“Rikthim në taksën e sheshtë në nivelin 9%, ulje e kontributit të Sigurimeve Shoqërore në 9% si për punëdhënësin edhe për punëmarrësin. Të vetëpunësuarit 18% të pagës minimale”

 

Hiqet burgu si alternativë për mospagim të taksave, do të vilen me instrumente civile

pd platforme

Gëzim Saliu

 

Vetëm tri ditë më parë kryedemokrati Basha së bashku me strukturat përkatës të të gjitha departamenteve të PD-së miratoi platformën ekonomike të forcës kryesore të opozitës pas turit në çdo qytet e fshat të vendit. Gazeta ka siguruar programin e plotë të PD-së, ku paraqitet me detaje e gjithë politika fiskale që pritet të ndjekë PD-ja në rast se vjen në pushtet duke marrë votën e qytetarëve. Shtyllat kryesore të këtij programi mbështet tek rikthimi në taksën e sheshtë për të ardhurat dhe kontributet në nivelin 9%. Po ashtu, platforma parashikon barazim dhe rritje të kufijve të regjistrimit për TVSH dhe Tatim mbi të Ardhurat në nivelin 12 milionë lekë qarkullim vjetor. “Prezantimin e një tatimi me kuota fikse për biznesin e vogël me xhiro me të ulët se 12 mln dhe kalimin e tij për administrim lokal. Tatimi mbi tokën bujqësore – I vetmi detyrim për t’u paguar në fshat si edhe numër personal identifikimt ose NIPT-i i fermerit”, – thuhet në draftin e demokratëve.

 

Pikat kyçe të platformës

Duke u përqendruar tek taksat dhe politikat që prekin biznesin e vogël, PD propozon kuota fikse sipas fashave të të ardhurave bruto, të barabarta me 0,5% të mesit të fashës. Sipas këtij propozimi tre do jenë fashat: “fasha e I: 0-4mln, kuota-10 mijë lekë/vit; fasha e II: 4-8mln, kuota 30 mijë lekë në vit; fasha III: 8-12 mln, kuota 50 mijë lekë në vit”. Po ashtu PD parashikon një skemë të ndryshme lidhur me pensionet nga ajo e miratuar nga qeveria ku sipas së cilës do të ketë ulje të kontributit të Sigurimeve Shoqërore në 9% si për punëdhënësin ashtu edhe për punëmarrësin. “Të vetëpunësuarit me 18% të pagës minimale; heqje nga fondi i 4 degëve dhe ruajtjen vetëm të degës së pensioneve . Kolonat e treta do jenë disponibël për këdo që dëshiron një pension më të mirë. Do të hapet diskutimi për një pakt politik për një kolonë të dytë për kontribuuesit deri 34 vjeç”, – theksohet në propozimin e demokratëve. Sa i përket bujqësisë dhe peshkimit, platforma e PD-së parashikon subvencionim të drejtpërdrejtë për fermerët në rreth 1% të GDP. “Taksa e tokës bujqësore-vetëm për përmirësimin e sistemeve të vaditjes dhe kullimit të tokës bujqësore; Fermeri merr mbrapsht 6% TVSH të vlerës së mallit të shitur grumbulluesve, eksportuesve, agropërpunuesve si kompensim për gjithë TVSH e paguar në blerjet ose importet e inputeve bujqësore; Naftë pa akcizë për fermerët që kanë serra dhe që përdorin karburantin për ngrohjen e tyre apo për punimet me mekanike bujqësore”. Një pjesë e veçantë në programin ekonomik të opozitës i përkushtohet edhe gjobave dhe ndëshkimeve ku ndryshimi kryesor me politikën aktuale të qeverisë lidhet me heqjen e burgut si masë ndëshkuese për ata që s’paguajnë taksa. “Dënimet administrative (gjobat dhe ndëshkimet) pavarësisht llojit të tatimit do të unifikohen dhe do të jenë: 2% për mospagesë në kohë; 5% për mosdeklarim në kohë; 25% për mosdeklarim të saktë të detyrimeve tatimore; 100% për evazion fiskal dhe fshehje me qëllim të detyrimeve tatimore. Ndjekje penale dhe dënim me burg për mospagim të taksave nuk do të ketë por fokusi do të vihet në vjeljen e detyrimeve me instrumente civile”.

 

box

Platforma e PD-së, piketat kryesore

 

-Rikthim në taksën e sheshtë për të ardhurat dhe kontributet në nivelin 9%.

-Tatimi mbi tokën bujqësore, i vetmi detyrim për t’u paguar në fshat. Numri Personal i Identifikimit – NIPT-i i fermerit

-Ulje e kontributit të Sigurimeve Shoqërore në 9% si për punëdhënësin edhe për punëmarrësin. Të vetëpunësuarit 18% të pagës minimale

-Dënimet administrative (gjobat dhe ndëshkimet) pavarësisht llojit të tatimit do të unifikohen dhe do të jenë: 2% për mospagesë në kohë; 5% për mosdeklarim në kohë; 25% për mosdeklarim të saktë të detyrimeve tatimore; 100% për evazion fiskal dhe fshehje me qëllim të detyrimeve tatimore. Ndjekje penale dhe dënim me burg për mospagim të taksave nuk do të ketë por fokusi do të vihet në vjeljen e detyrimeve me instrumente civile

-Subvencion i drejtpërdrejtë për fermerët në rreth 1% të GDP. Fermeri merr mbrapsht 6% TVSH të vlerës së mallit të shitur grumbulluesve, eksportuesve, agropërpunuesve si kompensim për gjithë TVSH e paguar në blerjet ose importet e inputeve bujqësore

-Naftë pa akcizë për fermerët që kanë serra dhe që përdorin karburantin për ngrohjen e tyre apo për punimet me mekanike bujqësore

-Vijimin më me shumë agresivitet të koncencionimit edhe të rreth 300 HEC-eve të vegjël që mund të ndërtohen në çdo cep të Shqipërisë.

-Rritje e kufirit të regjistrimit për TVSH nga 5 mln lekë qarkullim vjetor në 12 mln lekë

-Prezantim i një shkalle të dytë tatimore prej 6% për furnizimet e mëposhtme: Energjia elektrike; Karburanti për nevoja biznesi’ Bukë, miell, grurë, vaj ushqimor, oriz, sheqer;Shërbimet e edukimit publik dhe privat dhe librat e arsimit 9-vjeçar; Shërbimet turistike; Furnizimet e fermerëve për grumbullues, agropërpunues etj

– Të gjitha paketat turistike të shitura jashtë territorit të Shqipërisë e që konsumohen në Shqipëri – përjashtim nga TVSH shqiptare. Shkalla statutore e TVSH në turizëm: 6%.

– Reduktim të ndjeshëm të listës së mallrave të akcizueshëm: Karburante; Cigare; Pije alkoolike

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here