Incidenti /  Pezullohet shefi i komisariatit nr. 4 në Tiranë ndaloi dhe dhunoi grupin e xhirimit të ABC

0
181

 

Shefi i komisariatit nr.4 në Tiranë, Fatmir Lleshi, u pezullua nga detyra, pasi dhunoi kameramanin e ABC-së, Dritan Peca, pa asnjë shkak. Për disa orë, kameramani u mbajt i izoluar në komisariat, pasi ishte dhunuar nga shefi i policisë, për të cilin kanë nisur hetimet.

Fatmir Lleshi kjo eshte per faqen e 2 te gazetareve te abc

Shefi i komisariatit numër 4 në Tiranë, Fatmir Lleshi, u pezullua nga detyra. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e vendosi këtë masë, pasi me një akt skandaloz ai dhunoi një grup xhirimi të televizionit “ABC News” dhe shoqëroi në mjediset e komisariatit që drejtonte pa asnjë shkak operatorin e këtij televizioni, Dritan Peca. Në mesditë grupi i xhirimit gjendej në afërsi të komisariatit për të përgatitur një kronikë për një rrugë që kalon aty pranë dhe që nuk kishte lidhje me policinë. Por shefit të komisariatit, Fatmir Lleshi, nuk i ka pëlqyer prania e kamerave dhe ka nisur të debatojë me gazetarin dhe kameramanin. Gazetarët Eni Shehu dhe Leontina Nikaj, të cilët ishin prezent në momentin që ndodhi ngjarja tregojnë me detaje sjelljen rrugaçërore të Fatmir Lleshit karshi tyre. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Tiranës ka nisur një hetim mbi veprimet e Fatmir Lleshit.

 

Ngjarja

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur paraditen e djeshme në Tiranë. Shefi i komisariatit nr. 4, Fatmir Lleshi, ka shoqëruar forcërisht grupin e xhirimit të ABC-së në momentet e kryerjes së detyrës së tyre për përgatitjen e një kronike. Në rajon janë shoqëruar forcërisht dy gazetarë dhe një operator. Televizioni ka kërkuar që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet. Për ngjarjen ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Mediave Elektronike që e konsideroi veprimin të papranueshëm. Përpjekjet e gazetarëve Leontina Nikaj dhe Eni Shehu për ta qetësuar shefin e komisariatit Fatmir Lleshi kanë qenë të kota. Pa asnjë shkak, kameramani Dritan Peca u shoqërua në polici dhe u mbajt aty për disa orë. Kameramani u mbajt i izoluar në Komisariat, pasi ishte dhunuar nga shefi i policisë, për të cilin kanë nisur hetimet. Pas kësaj ngjarje reagoi televizioni dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të Drejtuesve të Policisë së Shtetit për këtë incident ndaj gazetareve, hetim të menjëhershëm të ngjarjes.

 

Pezullimi i Lleshit

Shefi i komisariatit nr.4 në Tiranë, Fatmir Lleshi, u pezullua nga detyra, pasi dhunoi kameramanin e ABC-së, Dritan Peca, pa asnjë shkak. Për disa orë, kameramani u mbajt i izoluar në Komisariat, pasi ishte dhunuar nga shefi i policisë, për të cilin kanë nisur hetimet. Grupi i xhirimit ka qenë duke përgatitur një kronikë në rrugën përballë komisariatit nr. 4 në Tiranë, kur pranë tyre u shfaq i nervozuar shefi i Policisë Fatmir Lleshi. Duke bërtitur ai ka kërkuar nga drejtuesi i mjetit të lëvizë me urgjencë makinën e tij. Në pak sekonda, ndërsa kameramani Dritan Peca zbriti nga makina duke nxjerrë kamerën dhe mjetet e tjera të punës, shefi i Komisariatit ka shpërthyer në kërcënime dhe sharje. Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Tiranës, pezullohet nga detyra shefi i komisariatit nr. 4 Fatmir Lleshi, pas incidentit të rëndë dhe dhunës së ushtruar ndaj një grupi xhirimi. Me pezullimin nga detyra, edhe oficerët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme kanë nisur hetimet për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare” në ushtrimin e detyrës.

ABC ka kërkuar gjithashtu që Prokuroria të hetojë për dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve. Televizioni do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurori ndaj shefit të Komisariatit nr. 4 të shoqëruar dhe me materiale filmike që tregojnë këtë incident të rëndë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here