Tom Cruise lëndohet gjatë xhirimeve të filmit

0
145

Aktori i famshëm hollivudian Tom Cruise është lënduar gjatë akrobacionit në xhirimin e trilerit aksion “Mission impossible 6”, shkruajnë mediat e huaja.

Nuk është bërë e ditur nëse Cruise ka thyer ndonjë asht ose të ketë pësuar lëndime të brendshme.

Aktori 55-vjeçar është i njohur se bën vetë akrobacionet, shkruan Hollywood Reporter.

Vazhdimi i gjashtë i filmit të njohur është në regji të Christopher McQuarri, dhe përveç Cruise, aty luajnë edhe Henry Cavill, Rebecca Ferguson, Angela Bassett dhe Alec Baldwin. Filmi pritet të dalë në kinema deri në korrik të vitit 2018.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here