Kreu i degës së PD-së së Krujës jep dorëheqjen: Strazimiri shkaktoi humbjen e Bashkisë

0
149

 

strazimiriKryetari i Degës së PD Krujë, Dragush Vogli, dha dorëheqjen nga detyra e tij. Në kërkesën e paraqitur kryetarit të PD, Lulzim Basha, ai ka dhënë si shkak pretendimet për mosmarrëveshje me deputetin e zonës Genti Strazimiri. Ish-kreu demokrat në Krujë tha se deputeti i zonës Strazimiri është shkaktari i humbjes së PD-së në Bashkinë e Krujës, e cila aktualisht drejtohet nga Artur Bushi, i kandiduar nga Partia Socialiste. Strazimiri drejtoi fushatën elektorale në Krujë, si deputet i zonës së bashku me krerët lokalë të degës. Kjo është dorëheqja e parë e një kryetari dege që nga nisja e debatit mes drejtuesve lokalë dhe deputetëve për analizën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here