“Farmacia 2”  / Skandali i ilaçeve, dy të arrestuar bëhen bashkëpunëtorë të akuzës

0
330

 

Dy nga 13 të arrestuarit për ilaçet e rimbursueshme me receta të falsifikuara pranojnë të bashkëpunojnë me prokurorinë, duke rrëfyer vjedhjet e miliona lekëve me këtë skemë mashtrimi. Prokuroria ka dorëzuar kërkesat për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 13 të ndaluarve

farmaci 12

Prokurori dorëzon në gjykatë 13 kërkesat për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve për skandalin e rimbursimit. Burime nga akuza bënë me dije se të ndaluarit kanë refuzuar të japin shpjegime për oficerët e Policisë Gjyqësore, duke mohuar akuzën e vjedhjes. Ndër 13 masat e sigurisë, prokuroria pritet që për 10 prej tyre të kërkojë arrest me burg si persona të përfshirë direkt në skemën e vjedhjes me anë të recetave fiktive të ilaçit ketosteril dhe për 3 të tjerë masën detyrim paraqitje për moskallëzim krimi. Po ashtu prokuroria ka vendosur dhe ngrirjen e të gjitha aseteve të 4 farmacive të përfshira në këtë rimbursimi fiktiv dhe po ashtu ka sekuestruar të gjitha dosjet e kontratave të këtyre farmacive me fondet. Hetimet e prokurorisë zbuluan se e përfshirë në skemën fiktive të rimbursimit rezulton dhe depoja farmaceutike Omega Pharma Group ku në pranga është vënë pronari i saj, Nadir Causholli.

 

Të penduarit

Dy nga 13 të arrestuarit për ilaçet e rimbursueshme me receta të falsifikuara, pranojnë të bashkëpunojnë me prokurorinë, duke rrëfyer vjedhjet e miliona lekëve me këtë skemë mashtrimi. Prokuroria ka dorëzuar kërkesat për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 13 të ndaluarve, ku vetëm për dy prej tyre do të kërkoj lirimin nga burgu. Burimet thonë se një nga personat që do të përfitojë liri me kërkesë të prokurorisë është një nga punonjësit e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që ka treguar të gjithë mashtrimet. Si dhe një nga punonjësit e depos së kompanisë farmaceutike “Omega Farm”. Mësohet se dy bashkëpunëtorët, kanë treguar me detaje të gjithë skemën e mashtrimit që funksiononte prej vitesh me ilaçet e rimbursueshme, duke treguar edhe emrat e personave që kryenin këto procedura. Ndërkohë për 11 të arrestuarit e tjerë, mësohet se prokuroria do të kërkoj nga Gjykata e Tiranës izolimin e tyre në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Në mesin e personave për të cilët do të kërkohet arresti me burg është edhe administrator i depos farmaceutike “Omega Farm” shtetasit Nadir Çausholli.

 

Bashkëpunimi

Hetuesit thonë se të gjithë të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe role të ndryshme, me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të recetave, kanë përfituar miliona lekë nga fondi i ilaçeve të rimburësimit. Sipas prokurorisë, disa nga të dyshuarit kanë dorëzuar receta fiktive të blerjes dhe shitjes së ilaçeve kryesisht të sëmundjeve të veshkave dhe zemrës, të cilët kanë edhe një vlerë të lartë në tregun e ilaçeve. Në materialet voluminoze të prokurorisë, thuhet se farmacistët blinin kundrejt pagesës receta të falsifikuara nga grosisti Nadir Çausholli dhe më pas, nga farmacitë e tyre lëshonin recetat e shitjes dhe i dorëzonin ata në fondin e rimbursimit, për kompensim. Në dosje thuhet se janë gjetur receta fiktive edhe për ilaçe që grosisti nuk kishte të drejtën e shitjes së atyre barnave.

 

Verifikimet

Burimet nga prokuroria thanë, se janë në fazën e verifikimit paraprak të 23 kompanive farmaceutike të njohura si grosistët dhe që kanë kontratat me fondin e rimburësimit të ilaçeve. Pasi nga verifikimi paraprak, dyshohet që 5 prej tyre kanë përfituar miliona lekë me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, por që në një fazë të dytë do të procedohen dhe arrestohen. Ndërkohë, tashmë janë shpallur në kërkim me vendim gjykate edhe 5 persona të tjerë, administrator, drejtues teknike e farmacistë të implikuar në këto skema mashtrimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here