Samit në Bukuresht për riforcimin e NATO-s në Evropën Lindore

0
140

Samiti Greqia para

Nëntë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore do të shprehen në favor të pranisë në rritje të NATO-s në rajon, në përgjigje të sfidave për sigurinë që vijnë nga lindja dhe jugu, gjatë një samiti që do të zhvillohet në Bukuresht, më 4 nëntor.”Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershboë, do të përfaqësojë aleancën atlantikoveriore në këtë samit rajonal, drejtuar nga presidenti rumun, Klaus Iohannis dhe ai polak, Andrzej Duda”, theksoi sot presidenca rumune.“Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit synojnë të japin një mesazh të përbashkët duke nënvizuar rëndësinë për një përshtatje strategjike të aleancës me kushtet aktuale të sigurisë në rajon”, deklaroi Iohannis.“Vendet përfaqësuese do të shfaqin gjithashtu vendosmërinë e tyre për dyfishimin e përpjekjeve për të konsoliduar kufijtë lindorë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, shtoi ai.Të shqetësuar për krizën ukrainase dhe potencialin ushtarak në rritje të Rusisë në kufijtë e tyre, shtetet e rajonit kërkojnë një riforcim të kapaciteteve të NATO-s duke përfshirë këtu dhe vendosjen e bazave të përhershme.Për të siguruar këto vende, SHBA-ja njoftoi në muajin qershor vendosjen e përkohshme të armatimeve të rënda në krahun lindor të NATO-s, pa mobilizuar trupat .Takimi i Bukureshtit, që do të zhvillohet tetë muaj nga një samit i NATO-s i pritur nga Varshava do të mbledhë presidentët e Bullgarisë, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonis, Rumanisë dhe Sllovakisë si dhe presidentin e Dhomës së Deputetëve të Republikës Ceke

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here