Boateng në janar te Milani

0
137

Milan dhe Roma

 

Kevin Prince Boateng do të nënshkruajë në janar me Milanin. Ganezi është duke stërvitur me Milanin, pasi tashmë është i padëshiruar te Schalke 04. Sipas “Tuttomercatoweb”, Boateng dhe klubi kuqezi kanë arritur marrëveshje për një marrëveshje gjashtë mujore me mundësi për ta vazhduar edhe një vit. Lojtari nuk mund të nënshkruaj në janar por ai do të qëndroj në Milanello duke stërvitur dhe nga 31 dhjetori mund të hidhet në fushë. Boateng kaloi katër vite me ‘djallin’ duke shënuar 17 gola në 100 paraqitje duke e fituar edhe “Scudetto”-n në vitin 2011. Lojtari ka kontratë me Schalken, por do të bashkohet me Milanin falas.

 

Marotta: Dybala do të përmirësohet

 

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, thotë se po flitet tepër për Paulo Dybalanë, pas lojës së tij vendimtare në fitoren prej 2-0 kundër Atalantës. Argjentinasi shënoi njërin dhe asistoi në golin tjetër të bardhezinjëve në fitoren e të dielës, por shefi i klubit mendon se mediat po fokusohen tepër te 21-vjeçari. Tashmë ia kam thënë Allegrit, kur një lojtar vjen nga skuadrat e vogla, duhet t’i jepet kohë që të rritet dhe përshtatet”. “Mendoj se ju mediat flisni paksa tepër për Dybalanë, pasi Juventusi përbëhet nga komponentë të tjerë. Allegri ka stafin e kompletuar dhe mund të shihen rezultatet. Ne kemi mbrojtjen e dytë më të mirë dhe duhet të gjejmë qëndrueshmëri më të mirë”, – është shprehur Marotta për “Mediaset Premium”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here