Pabarazitë në një shoqëri të aparteidit social

0
133

Nga Artan Fuga

Nga Artan Fuga

Tirana është bërë qyteti i segregacionit social më keq se në kohën e aparteidit social në disa vende të botës.

Këtej unazës, he, edhe mund të kesh ndonjë shans një në dhjetë mijë, të bësh pak përpara, ashtu duke u zvarritur. Por, andej unazës, harroje… Kështu edhe në qytete të tjera, aparteidi social sundon këmbëkryq.

Nuk doni të pranoni se sistemi i meritave për rininë është përtokë dhe nuk ka shanse të barabarta për të rinjtë në arsim, punësim, etj!

Nuk doni të pranoni se të dalluarit ngrihen mbi padrejtësinë e shtypjes të konkurrencës të ndershme, garës të ndershme midis të rinjve???

Mirë atëherë, shihni statistikat dhe pastaj flasim.

Se propaganda dhe agjitacion militantët e të gjitha krahëve, të hapur e të fshehur kanë bërë dhe bëjnë natë e ditë si gjinkalla.

Shihni sa të rinj të ardhur nga përtej unazës të Tiranës kanë fituar bursa ekselence në këto vite në krahasim me ata brenda unazës!

Shihni sa të rinj përtej unazës janë në programe studimesh doktorale dhe sa janë të tillë brenda unazës.

Shihni sa të rinj dhe të reja me banim jashtë unazës kanë tableta, lidhje wi fi apo janë të lidhur me internet në shtëpinë e tyre, kanë kompjutera, në krahasim me ata brenda unaze. Dhe flisni pastaj.

Shihni sa të rinj e të reja ose individë, që banojnë jashtë unazës janë drejtues mediash, gazetarë, drejtues emisionesh, politikanë, deputetë, anëtarë këshilli bashkiak dhe sa janë prej tyre me banim brenda unazës.

Shihni sa të rinj dhe të reja me banim jashtë unazës janë në nivele elitare studimesh, si mjekësi, arkitekturë, arte të bukura, shkollë magjistrature, dhe do ta shihni.

Shihni sa të rinj dhe të reja të diplomuar me banim jashtë unaze kur përfundojnë studimet emërohen pedagogë dhe do ta shihni.

Shihni sa të rinj e të reja me banim jashtë unaze pas përfundimit të studimeve janë emëruar në administratën qendrore sidomos në dikastere të rëndësishme apo edhe në kulturë, arsim, turizëm, etj.

Shihni ata që ikin me specializime, me udhëtime shërbimi jashtë shtetit, me shkollim, etj, sa janë me banim jashtë unaze dhe brenda unaze dhe do ta shihni.

Etj. Etj.

Thonë se ata që dallohen e kanë me meritë. Po, pse mo, të gjithë debilët, mendjetrashët, budallenjtë jashtë unazës të Tiranës jetojnë, kurse ata të zgjuarit, të mençurit, gjenitë jetojnë brenda unazës???

Jo, ore, jo, janë prova të pakundërshtueshme, se sistemi i meritës është fundosur në këtë shoqëri.

Në çdo sekondë jetojmë mbi pabarazitë e padrejta sociale, mbi mungesën e shanseve të barabarta në jetë.

Vlera bazë e një shoqërie demokratike mungon.

Ata që bëjnë lart, mos na qeshin e na gajasin nga fotografitë e vendosura në stacione autobusësh shkatarraqë, duhet të ulin kokën dhe ta kuptojnë, duhet ta dinë se e bëjnë karrierën e tyre mbi kurrizin e atyre që shoqëria i përjashton, shtyp, fyen, dërmon nga ana sociale dhe kulturore e financiare.

Nuk janë ata fajtorët, por përfituesit e këtij aparteidi janë amà.

Nuk e kanë karrierën me meritë, jo, askush. Mos e rrejë mendja kënd!

Përfitojë bythëpambukët sepse ultraliberalizmi që pretendon se të gjithë në një shoqëri pa rregulla i kanë shanset e barabarta është një gënjeshtër e poshtër që prodhon aq pabarazi të padrejta sa edhe sistemi stalinian dhe autoritar.

Të dyja ideologjitë, si autoritarizmi ashtu edhe ultraliberalizmi janë vrastare dhe antihumane.

Kokëlopët bëjnë libra ku i këndojnë ultraliberalizmit dhe pastaj përfitojnë me dy duart parà dhe privilegje si nga sektori privat ashtu edhe nga buxheti shtetëror duke marrë pjesë në borde e bordello.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here