Turi në qytete/ Basha në Vlorë, qytetarët rrëfejnë mashtrimet me faturat e energjisë

0
119

Kreu i opozitës: Të majtët u morën votën dhe s’duan t’i dëgjojnë më

basha ne vlore Kreu i opozitës dje u takua me banorë të Vlorës për të dëgjuar shqetësimet e tyre për punësim. Banorët e qytetit të Vlorës i kanë shprehur Bashës kushtet e vështira ekonomike, në të cilat jetojnë, papunësinë, pamundësinë për të siguruar ushqimet bazë dhe faturat abuzive të energjisë elektrike. “Kam qenë 7 vjet në Itali, shtëpia ime ka qenë e kyçur, më vijnë dy kontrata. Kontrata e parë është zero, zero dhe më vjen kontrata tjetër, afrofe me 9 milionë e 200 mije lekë”, – ankohet një qytetar. “20 mijë lekë të qelbura që marrim përkrahje sociale, ça do paguajmë dritat tani!? Unë s’kam të ha bukë. Vetë i pestë, pa asnjë të ardhur fare në shtëpi”, – shprehet një qytetar. “Për të vënë sahat në këtë shtëpinë time, në kolibe, më thotë do të paguash 80 e ca mijë lekë. Pas kësaj do marrësh sahatin thotë, 250 mijë lekë. Në qoftë se ti i paguan me këto lekë që kam unë këtu, 26 mijë lekë në muaj, hajde më vrit mua!”, – proteston një qytetar.

 

Punësimi

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se “kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së taksave, rritjes së paligjshmërisë, rritjes së pandjeshmërisë, faktit që nuk duan t’i dëgjojnë më qytetarët. Ua morën votën dhe s’duan t’i dëgjojnë më”. “Ne kemi mbetur si ajo kopeja pa çoban, prandaj vini dorë dhe neve na keni mbrapa!”, – pohon një qytetar. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është njohur edhe me situatën në zonat rurale të qarkut të Vlorës. “Rritja e çmimit të naftës, – theksuan banorët, – ka vështirësuar punimin e tokës, sikundër ata shprehën shqetësimin edhe për mungesën e subvencioneve nga ana e qeverisë”. Banorët e Gjormit i folën Bashës edhe për pasigurinë që ndiejnë çdo ditë për jetën e tyre.

“Hall kam, se kam edhe katër fëmijë në shkollë e nuk i çoj dot, se më kërkon lekët e librave, më kërkon para për çdo gjë. Ku t’i çoj, me çfarë t’i çoj?! Nuk punon dot fshatari me 2000 lekë kilen e naftës, si të punojmë tokën?! Nuk punon dot absolutisht. Tani, si?!”, – shprehet banori i Gjormit. “Ai s’ka investuar një lek në energji, asnjë lek në blegtori, në bujqësi, asnjë subvencionim. Tani duhet vënë dorë”, – thotë një tjetër. “Punësim s’kemi, para s’ka. Ka gënjeshtra. Populli ndodhet në gjendje ekonomike shumë të vështirë. Nuk merr dot bukën e fëmijëve. Ore, ne vemi në Vlorë e na duhen 4 mijë lekë pa pirë një kafe, mot do vejë gjashtë!”, – ankohet dikush. “Nuk del dot tutje po u errësua, se të vrasin, – shprehet i shqetësuar një qytetar. – Premtoi vende pune. Vetëm vende burgjesh po shoh”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency