Peleshi: Pajisja me NIPT nuk ngarkon me asnjë kosto shtesë fermerin

0
153

peleshi

 

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi u takua dje me fermerë të qarkut Korçë, ku në qendër të takimit ishte nisma e qeverisë për formalizimin e sektorit bujqësor. Nisur nga fakti se Rajoni i Korçës është shumë i rëndësishëm për ekonominë pasi përbën fushën e dytë bujqësore më të madhe në Shqipëri, Peleshi përgëzoi fermerët e këtij qarku, të cilët i janë përgjigjur sipas tij pozitivisht nismës së qeverisë për formalizimin e aktivitetit bujqësor. “Na është dashur të përballojmë një kërkesë shumë të madh ditët e fundit, sepse përgjigja ndaj reformës tonë kundër informalitetit dhe për formalizimin e ekonomisë nga fermerët e Korçës të Fierit, por edhe gjithë Shqipërisë ka qenë shumë e madhe”, – tha ai. Ndërkaq, zv.kryeminsitri tha se pajisja me NIPT, nuk ngarkon me asnjë kosto shtesë fermerin, por e bën fermerin pjesë të sistemit formal të ekonomisë dhe rrit mundësitë e daljes lirshëm në treg. Po ashtu Peleshi ju përgjigj akuzave të opozitës lidhur me shitjen e prodhimeve duke pohuar: “Është për të ardhur keq kur spekulohet me shitjen e prodhimeve, ndërkohë që këtë vit, ne kemi shifrat këtu, pothuaj është dyfishuar eksporti i shumë prej prodhimeve tona, duke filluar nga molla, nga kumbulla që është shitur plotësisht. Eksportet janë dyfishuar, gjë që tregon se jemi në një vit të mirë”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here