Dokomenti  “Sekret” / Rodney Martin sulmon Barak Obamën se ka ndjekur politika neo-konservatorëve

0
143

 

 

Barak ObamaNjoftimi në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar nga Tony Blair dhe George Ë. Bush  për pushtimin e Irakut ka bërë zhurmë të madhe mediatike. Por informacioni ka ngjallur reagime të shumta  ndër të cilat më i ashpër ndoshta ka qenë ai i Rodney Martin, akvist dhe ish-pjesëtar stafi i një kongresmeni amerikan. Martini kryesisht u hedh në sulm kundër presidentit aktual  Barak Obama sepse sipas tij shefi i Shtëpisë së Bardhë ka ndjekur politika neo-konservatore  zoiniste të administratës së George Ë Bush  në lidhje me Lindjen e Mesme . Ndërsa Obama u kundërpërgjigj duke deklaruar se : “Martin i cituar nga mediat amerikane, ka vazhduar në pjesë të madhe projektin për shekullin e ri amerikan, PNAC, që promovon objektivat izraelite në rajonin e munduar nga konfliktet”. Më tej shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi :  “Kur vjen fjala tek Lindja e Mesme, gjak në duart e tyre kanë si republikanët, ashtu edhe demokratët”.
PNAC ishte një “think tank” neo-konservator me seli në Uashington DC, i krijuar në 1997 e i shpërbërë 9 vjet më vonë. Vëzhguesit mendojnë se ai luajti një rol vendimtar në përvijimin e politikës së jashtme të administratës Bush, sidomos në raport me sigurimin e mbështetjes për pushtimin e Irakut. Por Martim foli gjatë rrëfimit: “Tek Iraku, të dyja palët donin të bënin fajkoin. Në çdo gjë që kishte lidhje me Lindjen e Mesme ata praktikisht ishin në garë se kush do të ishte i pari në një luftë të paligjshme, e një fushate të paligjshme për destabilizimin e qeverive rajonale”. Komentet e akvitistit erdhën pas pyetjes që i beri intervistuesi lidhur me dokumentin e zbuluar së fundmi që tregonte se ish-kryeministri britanik Tony Blair e kishte mbështetur planin e Bush për luftën në Irak shumë kohë përpara se ajo të fillonte.  Ishte gazeta “Daily Mail”  që raportoi të djelën se dokumenti me titull “Sekret. Memorandum për presidentin” i ishte dërguar Bushit nga sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, Colin Poëell, 28 marsin e vitit 2002, apo një javë përpara takimit me Blair në fermën e tij në Teksas. Ku Poëell i thotë aty kreut të shtetit se, “Blair do të jetë me ne në veprimet ushtarake” dhe se “Mbretëria e Bashkuar do të na ndjekë pas në Lindjen e Mesme”.  Vetë Blair i ka mohuar gjithmonë pretendimet se në fermën e Craëfordit nënshkroi një “marrëveshje gjaku” për të sulmuar Irakun, çka ndodhi marsin e vitit 2003.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here