Thirrja e Gjermanisë “Angazhimet ushtarake të SHBA-së e Rusisë në Siri të mos kthehen në konflikt mes tyre”  

0
105

 

 

lufta siriMinistri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, i kërkoi Uashingtonit dhe Moskës të shmangnin faktin që angazhimi i tyre ushtarak në Siri të mos transformohej në një konflikt ruso-amerikan. “Ne duhet të nxisim SHBA-në dhe Rusinë që angazhimet ushtarake përkatëse të mos arrijnë deri aty sa në fund të kthehen në një konflikt mes SHBA-së dhe Rusisë”, – deklaroi Steinmeier para Dhomës së Ulët të Parlamentit. Në fjalimin për bilancin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator, shefi i diplomacisë gjermane bëri të ditur dështimin e diplomatëve për të gjetur një terren në kuadër të zgjidhjes së konfliktit që ka përfshirë Sirinë që prej pesë vitesh. Ai nënvizoi gjithashtu se ishte e qartë se duhej luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste dhe se zgjidhja për luftën në Siri nuk gjendej në fushën e betejës. Nga ana tjetër, kreu i Pentagonit, Ashton Carter theksoi se SHBA-ja dhe Rusia rifilluan bisedimet ushtarake për konfliktin sirian për të shmangur çdo incident ajror mes avionëve të tyre që operojnë në qiellin e këtij vendi në luftoi. Këto diskutime do të zhvillohen në kuadër të shkëmbimit të informacioneve për të shmangur një incident mes avionëve të dy vendeve të ndryshme që bëjnë pjesë në të njëjtën skemë ushtarake. Uashingtoni dhe Moska kanë zhvilluar tashmë dy seanca diskutimesh mes zyrtarëve të lartë të forcave të armatosura, që prej ndërhyrjes ruse në Siri, filluar më 30 shtator. “Ne do të kemi një diskutim të ri me rusët”, – njoftoi në një konferencë shtypi në Boston sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter. “Këto diskutime progresojnë dhe shpresoj se do të përfundojnë së shpejti”, – theksoi Carter. SHBA-ja kryeson një koalicion të gjerë që bombardon që prej një viti në Siri dhe në Irak grupin e Shtetit Islamik, një grup i fuqishëm ultra-radikal sunit që kontrollon një sërë rajonesh në këto dy vende, pa arritur t’i neutralizojë. Ndërsa aviacioni rus bombardoi 40 objektiva terroriste në Siri gjatë ditës së djeshme kjo u bë e ditura nga një raport i publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes. “Bombardueset taktike Su-34 dhe avionët Su-24M dhe Su-25SM kanë realizuar 41 dalje ajrore për të goditur 40 objektiva terroriste në provincat e Alepos, Idlebit. Ndërsa Turqia nga an tjetër thërriti ambasadorët e SHBA-së dhe të Rusisë për t’i paralajmëruar kundër çdolloj ndihme ndaj luftëtarëve kurdë sirianë në kuadër të operacioneve të tyre kundër grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS). “Autoritetet turke i kanë informuar mbi pozicionin e Turqisë për çështjen e Partisë së Unionit Demokratik (PYD, kurdët në Siri), të konsideruar nga Ankaraja si afër rebelëve kurdë në Turqi”, – deklaroi një përgjegjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai shtoi gjithashtu se Uashingtonit dhe Moskës i janë paraqitur paralajmërimet e nevojshme. Por arena e alarmit nuk mbi çështjen në Siri nuk mbetet vetëm në lidhje më shteti si Rusia, SHBA-ja dhe Turqia. Edhe Pentagoni nxiti dje Irakun që të kalonte në sulm për të rimarrë nga kontrolli i grupit të Shtetit Islamik qytetin e Ramadisë në provincën sunite të Al Anbarit, që u pushtua në maj nga xhihadistët. “Forcat irakiane tokësore të sapo trajnuara dhe armatosura nga koalicioni (i drejtuar nga amerikanët) janë vendosur rreth Ramadisë për të kaluar në fazën përfundimtare të këtij ripushtimi”, – deklaroi koloneli Steve Warren, zëdhënësi amerikan i koalicionit, në një video konferencë që nga Bagdadi. Forcat irakiane u detyruan të bëjnë një pushim operacional gjatë verës, kryesisht për shkak të temperaturave të larta, por gjithashtu për shkak të mbrojtjes që kishte ngritur grupi Shteti Islamik, si fushat e minuara, ku një pjesë e mirë u shkatërruan gjatë bombardimeve të koalicioni.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here