Marrëveshja e qeverisë me CEZ/KLSH kallëzon Gjiknurin dhe avokaten e shtetit .Ministri: Institucioni në urdhrat e shumicës së kaluar

0
116

 

Gjiknuri

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi dje penalisht Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit Alma Hicka për marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe kompanisë ceke CEZ, e cila shmangu arbitrazhin. KLSH ka dorëzuar dy kallëzimet në Prokurori pas auditit të kryer në periudhën mars-gusht 2015 në ministrinë  e Energjisë dhe në Avokaturën e Shtetit nga ku ka rezultuar se me marrëveshjen e paqes, shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm prej 479 milionë euro. KLSH nënvizon se dëmi ekonomik që i është shkaktuar financave të kompanisë tashmë tërësisht shtetërore OSHEE sh.a është 479 milionë euro, nga të cilat 95 milionë euro si pagesë e dakordësuar në Marrëveshje, 352 milionë euro, detyrime financiare të prapambetura, rrjedhojë e keqmenaxhimit gjatë viteve 2009-2012 dhe 32 milion euro zhvlerësimi ne zero i vlerës së 24% te aksioneve te Shtetit. Ndaj këtij kallëzimi reagoi dje edhe ministri i Energjisë Damian Gjiknuri i cili pohoi se KLSH po përdoret nga Partia Demokratike. “KLSH është vënë në shërbim të mazhorancës së djeshme që e propozoi drejtuesin e këtij institucioni. Ky i fundit po i  kthen kështu haraxhin, propozuesit të djeshëm, ndërsa raporti përbën vetëm një ripordhim të shëmtuar të akuzave të PD ndaj qeverisë shqiptare për këtë marrëveshje. Siç mund ta shikoni qartë në asnjë fjali të këtij raporti nuk citohet as një ligj dhe asnjë germë e pretenduar të jetë shkelur nga grupi negociator të mandatuar nga qeveria shqiptare dhe i kryesuar nga 3 ministrat. Rrjedhimisht ky nuk mund të konsiderohet kallëzim i KLSH ndaj meje, por kallëzim i PD ndaj të gjithë qeverisë shqiptare”, u shpreh ministri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here