Berisha merr pjesë në Forumin “Crans Montana”

0
143

berisha bashkebisedim

Ish kryeministri z. Sali Berisha u nis dje për në Gjenevë te Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin e Crans Montanës në kuadër të Samitit të 17-të Ndërkombëtar mbi Krimin Transnacional dhe Sigurinë e Brendëshme dhe Globale.  Ky Samit, që zhvillohet nga 14-16 tetor, do të fokusojë në lidhje me krizat botërore dhe rajonale të sigurisë dhe ndikimin e tyre mbi ekonominë dhe biznesin ndërkombëtar. Në fokus do të jenë mundësia për të ulur ndikimin e rreziqeve të sigurisë globale nëpërmjet bashkëpunimit rajonal dhe parandalimit të krizave, ndikimi i marrëdhënieve BE – Rusi mbi sektorin e transportit dhe energjisë dhe mbrojtja e rrugëve ndërkombëtare të furnizimit me energji, si dhe roli i korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit ekonomik në vendet e Lindjes së Mesme në lidhje me terrorin dhe organizatat terroriste. Një fokus i veçantë i dedikohet kërcënimeve që sjell migracioni masiv në Mesdhe, panel në të cilin do të mbajë një fjalë ish- Kryeminsitri Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here