Kosovë / Jahjaga takon të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin, Reichel

0
136

 

jahjaga kosove Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin, Ernst Reichel, me të cilin ka diskutuar për gjendjen politike në vend dhe axhendën evropiane të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare në rrjetin social Facebook të Presidentes se Kosovës, Atifete Jahjaga. Presidentja Jahjaga e njoftoi ambasadorin Reichel me qëndrimin e saj rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur dhunën e ushtruar nga disa deputetë të opozitës në Kuvend si të papranueshme dhe sjellje që bie ndesh me normat e një demokracie parlamentare. Ajo theksoi se ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të kontribuojnë në shtensionimin e gjendjes në Kuvend dhe në respektimin e procesit demokratik. Po ashtu, Presidentja Jahjaga theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për axhendën evropiane, e cila pritet të konkretizohet me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim deri në fund të vitit dhe përmbylljen e dialogut për liberalizim të vizave, si dy hapa të parë në proceset integruese të Republikës së Kosovës. Në fund të bashkëbisedimit, Jahjaga falënderoi Gjermaninë dhe shtetet e tjera partnere të Kosovës që po mbështesin anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO dhe organizma tjerë ndërkombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here