Rama pret studentet serbe/ Takmi juaj hapi i pare historik drejt miqesise

0
135

 

rama te selia e PSKryeministri Rama u shpreh mjaft i lumtur per kete nisme te marre nga dy ministrite arsimit perkatese, per faktin se ky eshte nje hap shume i rendesishem per te pasur nje marrdhenie me te afert ne rajon

 

Pjesë e ndeshjes historike, Shqipëri –Serbi, ishin edhe 70 s tudentë serbë. Ata u futan në Shqipëri si pjesë e një projekti për të ulur tensionet në mes të dy shteteve. Studentët serbë kanë vizituar kryeministrin Edi Rama dhe janë parë të lumtur në këtë udhëtim të tyre. Kjo ndeshja ka rëndësi të madhe për shqiptarët, dhe studentët serbë kishin një mesazh të madh. “Thjeshtë luaj, kënaqu dhe shijoje ndeshjen”. Kryemistri Rama ka pritur në një takim në kryeministri studentët serbë që do të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Serbi mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”. Kreu i qeverisë shprehu keqardhjen për incidentin me autobusin e lojtarëve serbë duke vënë në dukje se sa delikate janë marrëdhëniet mes dy vendeve edhe pse janë hedhur hapa historike për përmirësimin e tyre. Kryeministri Rama tha se secili ekip luan për të fituar, por e rëndësishme në këtë ditë është të fitojë qytetërimi. Kryeministri Edi Rama takon 60 studentët ekselentë serbë të cilët do të ndjekin ndeshjen “Shqipëri-Serbi” në stadiumin “Elbasan Arena” Duke mos e fshehur që është një ndeshje me emocione shumë të forta Rama nënvizoi nevojën e fqinjësi me përfitime të mëdha reciproke për njëri tjetrin. Gjithashtu u shpreh i keqardhur për incidentin duke deklaruar se ishte një fëmijë 14- 15 vjeçar i cili qëlloi me gur autobusin Edi Rama: “Ky takimi i parë në histori mes njerëzve të zakonshëm të dy vendeve tona.  S’jemi më armiq, përkundrazi. Në fushën e futbollit jemi kundërshtarë në fushën e gjërë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq. Më vjen shumë keq që dje një djalë 14- 15 vjeçar hodhi një gurë drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë, dhe kjo tregon sesa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër, e juaja,  mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, I  frymës së urretjes e përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenarete tjetër.” Rama u shpreh i sigurtë për vazhdimin e projektit me studentët duke i uruar t’ia kalojnë mirë në Tiranë dhe kur të kthehen në Serbi të flasin mirë për Shqipërinë. “Shqipëria është një vend ku është vështirë të vish për herë të parë, por kush vjen do gjithmonë të rikthehet. Jam i sigurt që ju do mendoni të riktheheni” Minsitri serb i arsimit Srdan Verbic, foli shkurt por mesazhi i tij ishte i qartë.

Vuccicc: Ja pse nuk erdha ne Shqiperi

Përmes një letre të hapur të botuar në disa media serbe kryeministri serb Aleksandër Vucic deklaron se nuk do të vijë sot në Tiranë. “Serbia dhe Shqipëria vitin e kaluar kanë punuar shumë për mirëkuptim të ndërsjellë dhe krijim të kontakteve të rregullta që kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë politik dhe ekonomik mes dy vendeve. Ne kemi filluar të flasim për projekte të mëdha dhe të rëndësishme, të tilla si ndërtimi i autostradës Nish-Durrës hekurudhore Beograd-Podgoricë-Shkodër-Tiranë. Unë besoj se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me pritjen e studentëve më të mirë serbë ka dërguar një mesazh të rëndësishëm jo vetëm për popullin tonë, por edhe në të gjithë botën. Në përputhje me rrethanat, dhe për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin Rama, kam vendosur të mos për të udhëtuar në Elbasan. Si Kryeministër i Republikës së Serbisë dënoj fuqishëm sulmin e huliganëve nga tifozët shqiptarë ndaj lojtarëve tanë dhe bëj thirrje autoriteteve shqiptare të garantojnë siguri të përpara, gjatë dhe pas ndeshjes.Lojtarët tanë duan fitore, por, para së gjithash, unë do të luftoj për emblemën dhe flamurin e Serbisë– thuhet në letrën e Kryeministrit Serb.box

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here