NATO e gatshme për të ndihmuar Turqinë

0
129

 

 

Shkelja e hapësires ajrore turke nga aeroplanët rusë që bombardonin në Siri ka nxitur NATO-n e cila ka deklaruar se është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi për të mbrojtur këtë vend . “NATO-ja ka aftësitë dhe është e gatëshme të mbrojë të gjithë aleatët, përfshi Turqinë, kundër çdo lloj kërcënimi. Kemi shtuar gatishmërinë, përgatitjen e forcave dhe dyfishuar madhësinë e forcave reaguese, kemi bashkërenduar dhe rritur efikasitetin e vendimmarrjes. Ky është reagim ndaj sfidave që vijnë nga lindja po edhe nga jugu”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. . Ndërkohë, Britania e qortoi Moskën për shkallëzimin e luftës civile në Siri e cila ka lënë 250 mijë të vrarë Ndërsa  aeroplanët rusë dhe amerikanë zhvillojnë misione luftarake në të njëjtin vend për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO po përpiqet të mënjanojë shkallëzimin e konfliktit sirian në shkallë ndërkombëtare. Pikërisht ky konflikt ka zhvendosur vëmendjen e aleancës nga Ukraina pas aneksimit rus të Krimesë vitin e kaluar.  Shefi i NATO-s  Jens Stoltenberg me tej theksoi  :“Shqetësimi është se Rusia nuk po vënë në shënjestër kryesisht ISIS-in, por po godet grupe të opozitës dhe Moska po mbështet regjimin. I bëj thirrje Rusisë të luajë rol bashkpunues dhe konstruktiv në luftën kundër ISIS-it dhe të mos vazhdojë mbështetjen për regjimin e Asadit. Mbështetja e regjimit nuk është kontribut konstruktiv për një zgjidhje politike paqësore dhe të vazhdueshme në Siri.”   Për 40 vjet, detyra kryesore e NATO-s ka qënë frenimi i Rusisë në Lindje gjatë Luftës së Ftohtë, por tani, pas një dekade përfshirjeje në Afganistan, aleanca po përballet me një realitet të ri dhe disa kërcënime  shumë pranë kufijëve  të saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here