LSI këmbëngul për ndryshimet/Rama takon sërish Metën, deputetët e PS: Vendos kryeministri. Fino: S’duhet të lëvizi asnjë

0
157

 

rama te selia e PS

Nuk kanë të ndalur takimet mes kryeministrit të vendit dhe kreut të parlamentit, ku në qendër të diskutimeve janë zhvillimet e fundit në vend si edhe kërkesa e LSI-së për ndryshime në kabinetin qeveritar. Për të tretën herë brenda 5 ditëve, Rama iu drejtua sërish zyrës së Kryeparlamentarit Meta, ku burimet pranë dy partive janë munduar ta përshkruajnë takimin si formal dhe të  përjavshëm, ndonëse mundësia e diskutimit të ndryshimeve në qeveri është shumë e madhe. Ndërkohë  përfaqësues të PS theksuan dje se i vetmi që mund të vendosë për ndryshimet në qeveri është vetëm kryeministri. “Unë dhe askush përveç kryeministrit nuk mund të ketë gjykim mbi këtë pikë përderisa ja kemi lënë atij”, tha ministrja Ermonela Felaj. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe deputeti Ulsi Manja i cili theksoi se,: “E keni marrë përgjigjen para dy ditësh nga kryeministri i vendit, kryeministri ka tagrin dhe përgjegjësinë për ndryshimet në qeveri”. Nga ana e tij, deputeti socialist Bashkim Fino deklaroi se ishte kundër ndryshimeve në qeveri. “Qeveria po funksionon jashtëzakonisht në funksion të programit të vet, dhe të reformave që ka nisur. I ka nisur dhe po vazhdon t’i bëjë në mënyrë të suksesshme. Për mua kjo qeveri duhet të vazhdojë punën e saj. Këto janë çështje që duhet t’i zgjidhin lidershipët që kanë bërë koalicionin për këtë situatë. Unë kur them që nuk duhet të ketë ndryshime në qeveri nuk i ndaj LSI dhe PS”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here