Protestë para Bashkisë / Gratë demokrate me kryefamiljaren e pushuar nga puna: Veliaj e dhunoi, të nisë hetimi penal

0
121

 

 

 

grate e pdLidhja Demokratike e Gruas, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Forumi Rinor protestuan dje para Bashkisë, kundër pushimit nga puna të punonjëses Violeta Geca duke akuzuar kryetarin e bashkisë Erion Veliaj dhe stafin e tij se ushtruan dhunë mbi të. “I shkova për t’i kërkuar të vinte dorë në zemër dhe të më ndihmonte, por ai nuk e bëri. Degradoi në një dhunë fizike të paparë,ndërkohë që unë i kërkova ndihmë, ai më goditi dhe më përzuri nga zyra. Kjo është e tmerrshme për një grua,që të shkosh në shtëpi e dhunuar nga eprori yt, të cilit shumë gra i kanë dhënë votën, e kemi besuar se ai mund të na mbështesë dhe të na ndihmojë”, – tha Geca në manifestimin e protestës që u bë në hyrjen e Bashkisë. Më tej ajo theksoi: “Unë i kërkova të drejtën time pse isha pushuar nga puna në mënyrë të padrejtë. Ai më tha drejtoju SHQUP-it, drejtoju Lulit, gjykatës, ata të zgjidhin”. Ndërkohë, nga ana e saj, kryetarja e LDGSH, deputetja Albana Vokshi i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimin penal për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i denoncuar për dhunën e ushtruar ndaj punonjëses së tij. “Erion Veliaj ish-ministri përgjegjës për Barazinë Gjinore duhet të shkojë në burg, pasi denoncohet për dhunë ndaj grave, vepër penale e sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, që dënohet deri në 5 vite burg. Ndërkohë neni 50, përjashton nga e drejta për të kërkuar liri me kusht apo dënime alternative, për personat që ushtrojnë dhunë ndaj grave për arsye politike. Paralelisht Prokuroria e Tiranës duhet të nisë hetimin për shkarkimet në Administratën e Bashkisë dhe ne i bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të Bashkisë të denoncojnë rastet e shantazheve verbale dhe fizike të pushimeve nga puna”, – tha Vokshi. Në të njëjtën linjë, anëtarja e Këshillit bashkiak, Reila Bozdo tha se rasti që denoncon Geca është skandaloz. “Unë si anëtare e Këshillit Bashkiak, por dhe në emër të të gjitha grave të PD në Këshill, angazhohem se do të vazhdojmë ti kërkojmë kryetarit të bashkisë në mbledhjen më të parë, që të zbardhë dhe të qartësojë qëndrimin e tij në këtë situate”, – theksoi Bozdo.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here