Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurovizion

0
142

 

Rona Nishliu ende mbetet suksesi më i madh shqiptar në këtë festival, e cila në vitin 2012 u radhit e pesta në finale. Shqipëria dje ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në edicionin e radhës të Eurovizionit, festivalit të muzikës evropiane, që vitin tjetër mbahet në Stokholm.

Festivali do të mbahet në 10, 12 dhe 14 maj, ndërsa Shqipëria tanimë ka hapur konkursin për pranimin e këngëve në Festivalin e Radio-Televizionit Shqiptar. Këtë vit, Shqipërinë e përfaqësoi në Eurovizion këngëtarja Elhaida Dani, e cila përfundoi në pozitën e 17-të në finale. Shqipëria për herë të parë në Eurovizion ka marrë pjesë në vitin 2004, kur Anjeza Shahini u radhit në vendin e shtatë. Rona Nishliu ende mbetet suksesi më i madh shqiptar në këtë festival, e cila në vitin 2012-të u radhit e pesta në finale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here