Hoxholli: Haxhinjtë shqiptarë nuk u prekën nga tragjedia, respektuam rrugën dhe orarin

0
135

hqdefault

 

Festa e Kurban Bajramit mblodhi edhe këtë vit në Mekë mbi 2 milionë besimtarë nga e gjithë bota. Të pranishëm për përmbushjen e një nga 5 shtyllave të fesë islame ishin dhe besimtarët myslimanë nga Shqipëria. Sipas fesë islame, pesë shtylat e saj janë “shehadeti, falja e namazit, agjërimi i Ramazanit, dhënia e zekatit dhe haxhi i cili duhet të kryhet një herë në jetë për ata që kanë mundësi financiare dhe fizike. Grupi i shqiptarëve prej 320 pelegrinësh u kryesua nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, dhe ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli. Ishte ky i fundit që njoftoi për gjendjen e shqiptarëve, pasi u mor vesh për tragjedinë. Nga të dhënat që kishte Hoxholli deklaroi: “Në bazë të informacioneve që mblodha menjëherë pas lajmit, rruga e cila kishin marrë shqiptarët, nga Minaja deri tek Xhemeratet, është krejt e ndryshme nga vendi i aksidentit, kjo për faktin se haxhinjtë shqiptarë respektojnë rrugën dhe orarin e caktuar nga organizatorët. Ky është një vit i veçantë, pasi prej shumë vitesh patëm harruar të dëgjonim për aksidente të tilla. Shprehim keqardhjen për jetët e humbura dhe shpresojmë që të mos kemi asnjë lajm të keq për shqiptarët”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here