Krimi   / Trafiku i prostitucionit, sherr mes dy kushërinjve në Mamurras, një i vrarë

0
178

 

 

arma e krimit

Naim Tafa mbeti i vrarë, ndërsa Dorian Mamli, Altin Toku, Besi Xhetani dhe Idris Tafa janë në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim shëndetësor në Spitalin e Traumës në Tiranë. Autori i vrasjes, Erik Mamli, është arrestuar nga policia

 

Një përplasje me armë mes kushërinjve Dorian dhe Erik Mamli nga Mamurrasi i ka marrë jetën një personi dhe katër të tjerë u plagosën. Naim Tafa mbeti i vrarë ndërsa Dorian Mamli, Altin Toku, Besi Xhetani dhe Idris Tafa janë në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim shëndetësor në spitalin e traumës në Tiranë. Autori i vrasjes Erik Mamli është arrestuar nga policia. Ngjarja dyshohet se ka si shkak konfliktet jashtë vendit të dy kushërinjtë Dorian dhe Erik Mamli, në lidhje me prostitucionin. Ata të dy ishin konfliktuar edhe gjatë mëngjesin e djeshëm me njëri-tjetrin. Pas kësaj zënke ata janë larguar për tu rikthyer sërish në të njëjtin vend. Përballja për herë të dytë ka sjellë degjenerimin e sherrit në konflikt me armë. Fillimisht Dorian Mamli goditi me makinë djalin e xhaxhait, Erikun, dhe më pas qëlloi me pistoletë në drejtim të tij, por asnjë prej plumbave nuk e goditi. Erik Mamli reagoi duke qëlluar me armë kallashnikov në drejtim të makinës së Dorianit, i cili shoqërohej nga disa persona të tjerë nga të cilët Naim Tafa i cili mbeti viktimë ndërsa të tjerët u plagosen. Pas krimit Erik Mamli u largua nga vendngjarja për tu arrestuar vetëm 1 km më larg nga policia, e cila ka bërë të ditur se konflikti ka qenë vetëm mes dy kushërinjve dhe jo siç u dyshua më parë mes dy familjeve. Duke qenë se të dy kanë jetuar në emigracion së bashku, policia dyshon se sherri mund të jetë trashëguar nga mosmarrëveshje të mëparshme, ndoshta prishje pazaresh mes tyre.

 

Breshëri plumbash

Qyteza e Mamurrasit mesditën e djeshme i ngjante një skenë të filmave “Far West” gjatë një përplasje me armë zjarri në mes të qytetit. Një konflikt mes dy të afërmve qe dyshohet se ka nisur për prishjen e pazareve në rrjetin e prostitucionit në Itali, ka vijuar në Shqipëri duke sjellë një të vdekur dhe katër të plagosur. Dorian Mamli ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” së bashku me katër shokë ku ka parë kushëririn e tij Enrikun me të cilin kishte konflikt, që lëvizte me makinë në qendër të qytetit. 31-vjeçari Dorian Mamli, fillimisht ka përplasur makinën “Range Rover” të kushëririt dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, por plumbat nuk e kanë prekur Enrik Mamlin. Ky i fundit është përgjigjur me të njëjtën monedhë teksa ka qëlluar me breshëri automatiku drejt makinës së 31-vjeçarit. Breshëria e zjarrit ka lënë të plagosur rëndë, Dorian Mamlin i cili ishte edhe objektivi, Besim Gjetanin, Idriz Tafën, Altin Çokun dhe Naim Tafën, të cilët ndodheshin ne makine me Dorian Mamlin. Të plagosurit u dërguan në Tiranë, ndërsa Naim Tafa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Të plagosurit e tjerë ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në Spitalin e Traumës ku ka praninë të shumtë të forcave të rendit.

 

Arrestimi i të dyshuarit

Ndërkohë autori i dyshuar i krimit pas ngjarjes u largua me mjetin “Range Rover” dhe më pas e braktisi. Por brenda një kohe të shkurtër, policia mundi të lokalizoje e të arrestojë, Enrik Mamlin. Ai ka pranuar autorësinë krimit dhe ka thënë se e ka bërë për vetëmbrojtje, ndërsa aktualisht vijon të merret në pyetje nga hetuesit në Komisariatin e Kurbinit. Burime pranë policisë së Kurbinit bëjnë me dije se ka dyshime se pista kryesore e konfliktit mes kushërinjve është prishja e pazareve në rrjetin e prostitucionit në Itali ku kushërinjtë ishin të përfshirë.

 

Terror në Mamurras

Ngjarja e ditë së djeshme ka përshirë në panik qytezën e Mamurrasit, kjo duke iu referuar faktit se ajo ndodhi në qendër të qytetit kohë kur kishte shumë lëvizje. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se është qëlluar me armë nga dy mjetet dhe nga paniku nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodhte. “Për t’u shpëtuar plumbave jam fshehur në një dyqan aty afër, ndërkohë që të njëjtin veprim kanë bërë edhe persona të tjerë që ndodheshin aty pranë. Më pas kam parë persona të plagosur të cilëve u është dhënë ndihma e parë, duke u dërguar menjëherë në spital me ambulancë”, – shprehet një kalimtar i rastësishëm.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here