Prokuroria: Ish-kreu i Komunës së Rrashbullit të dënohet 5 vite burg

0
150

prokuroria

 

Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me 5 vite burgim për ish-kryetarin e Komunës Rrashbull, Durrës, Hysen Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” më shumë se një herë, gjatë procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës. Së bashku me ish-kryetarin e Komunës, Prokuroria e Durrësit mori të pandehur në hetimin e kësaj çështjeje edhe 6 zyrtarë të tjerë lokalë, për të cilët tashmë ka përfunduar gjykimi. Ndërkohë, gjykimi për të pandehurin Gashi vijoi i veçuar dhe, në përfundim, Prokuroria kërkon që, krahas dënimit të tij me 5 vite burgim, t’i hiqet gjithashtu edhe e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite. Sipas hetimit të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se zyrtarët e Komunës, të gjithë anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Komunës kanë dhënë leje në të paktën 16 praktika në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar detyrën me veprime konkrete dhe me pasoja të rënda për territorin dhe mjedisin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here