Turqi tubim në sheshin “Jenikapi” kundër terrorit

0
142

 

Stambolli

 

Në Stamboll të Turqisë u mbajt dje një tubim kundër terrorit, ku morën pjesë mijëra qytetarë. Demonstrata e quajtur “Një zë kundër terrorizmit “ u mbajt në sheshin “Jenikapi” dhe në të foli presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ky tubim kishte si qëllim që të sinjalizonte, nivelin e mbështetjes popullore për ofensivën e Erdoganit kundër militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), në pjesën juglindore të Turqisë. Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anatolia, ka raportuar se nga sulmet ajrore kundër luftëtarëve të PKK-së janë vranë së paku 55 militantë. Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e zotit Erdogan, me humbjet që pësoi në qershor bëri të pamundur formësimin e qeverisë, duke kërkuar kështu mbështetje për në zgjedhjet e reja të 1 nëntorit. Analistët thonë se sulmet kundër PKK-së janë të ndërlidhura me problemet në zgjedhje të partisë AKP.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here