Plagosjet / Zbardhen mesazhet e Gjok Calit për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Tahiri

0
124

 

images (6)

Zbardhen mesazhet telefonike të familjes Cali, të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Këto janë tekstet e mesazheve, që Gjok Cali mbrëmjen e datës 4 shtator, vetëm pak minuta pasi është goditur me armë nga deputeti Armando Prengai i ka shkruar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

 

Zbardhen mesazhet telefonike të familjes Cali, të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Mesazhet Gjok Cali i ka dërguar mbrëmjen e datës 4 shtator, vetëm pak minuta pasi është goditur me armë nga deputeti Armando Prenga i ka shkruar ministrit të brendshëm Sajmir Tahirit.

Mesazhet

Sipas mesazhi, që mban orën 23:46 shtetasi Gjok Cali i shkruan ministrit, duke njoftuar për ngjarjen dhe kërkon ndihmë pasi siç thotë ai policia e Laçit nuk shkon në vendin e ngjarjes.

“Zoti Sajmir Tahiri, deputeti Armando Prenga më ka gjuajtur me pistoletë dhe jam I gjakosur, policia nuk vjen fare në vendngjarje. Ju lutem merrni masa”. Ky mesazh, rezulton se është nisur nga shtëpia e Gjok Calit që ndodhet në Fush-Kuqe, vetëm pak minuta pas përplasjes me deputetin Prenga në rrugën Patok –Laç. Më pas, referuar materialeve të prokurorisë, Gjok Cali i shoqëruar nga policia dhe pjesëtar të familjes së tij është nisur drejt Komisariatit të Laçit për të bërë denoncimin. Dhe pikërisht këtu, pjesëtar të familjes Cali janë përplasur fizikisht dhe me armë me të afërmit dhe deputetin Prenga, ku për pasojë mbetën të plagosur 7 persona, dy prej tyre me armë zjarri.

Në komisariat

Pasi sherri është qetësuar në komisariat, të plagosurit janë dërguar drejt Spitalit të Laçit për të marr mjekimet e para dhe më pas drejt Spitalit Qendror të Traumës në Tiranë. Dhe pikërisht në këtë kohë, rezulton se ministri i Brendshëm i kthen përgjigje Gjok Calit, duke njoftuar se kishte marr masat e duhura. “Do marr masa patjetër. Është angazhuar e gjithë policia”, i shkruan ministri Tahiri, Gjok Calit. Ky mesazh mban orën 01:33 minuta dhe në atë kohë rezulton se gjithçka ishte shuar mes dy familjeve, të çilët ishin nisur drejt spitalit në Tiranë ku edhe u shoqëruar nga policia së bashku me deputetin Prenga. Por nuk janë të vetmit këto mesazhe që familja Cali i ka dërguar ministrit të Brendshëm, atë e kanë njoftuar edhe gjatë muajt gusht për ndërtimin e paligjshëm që kompania e vëllait të deputetit po bënte në Lagunën e Patokut. Në mesazh, ata i kujtojnë ministrit se për ndryshimin e një tjegulle në çati arrestohen personat, ndërsa për deputetin që po kryen ndërtim të paligjshëm në Lagunë nuk merren masat.

Mesazhet e mëparshme

“I nderuar zoti ministër na fal për shqetësimin, por na duket e pa drejtë që policia e shtetit ndalon fshatarët e mi për të ndërruar 2 tjegulla të shtëpisë dhe deputeti i zonës së Laçit vazhdon ndërtimin në mes të Lagunës së Patokut dhe për çudi policia nuk merr asnjë masë por e mbështet në punimet që bënë. Aq më tepër që në vendin ku po ndërtojnë janë sjellë edhe 400 pisha të sapo prera. Me respekt kryetari i fshatit Patok. Ky mesazh mban datën 19 gusht ora 8:23 minuta dhe përgjigja e ministrit vjen në 9:52 minua, fiks 1 orë e 29 minuta ku ministri i thotë se policia po merr masa për të gjithë qytetarët. “Policia merr në procedim të gjithë qytetarët, pa dallim, që ndërtojnë pa leje. Në këtë rast, i dërgova policisë shqetësimin tënd për të bërë të gjitha verifikimet”. Si këto mesazhe, familja Cali ka dërguar edhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e vënë në dijeni për procesin e tenderit, procedurat e shkelura nga ministria e Bujqësisë si dhe vendimmarrja për ndryshimin e pronësisë së licencës së shfrytëzimit, nga familjes Cali tek vëllai i deputetit Prenga. Por pavarësisht mesazheve të nisura, rezulton se familja Cali nuk ka marr asnjë përgjigje me telefon. Siç duket edhe nga mesazhet dërguar kryeministrit, familja Cali e ka paralajmëruar dhe ka kërkuar marrjen e masave për këtë tenderim, duke akuzuar ministrin se po i hiqte bukën e gojës peshkatarëve të zonës për t’i bërë nder deputetit të Laçit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here