FOTO/ Nis mbledhja e grupit, merr pjesë edhe Berisha

0
137

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në këtë mbledhje marrin pjesë edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit edhe pse nuk janë lajmëruar.

Atje ka mbërritur edhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili rikthehet pas 6 muajsh në mbledhje grupi. Ai nuk ka pasur një prononcim për mediat gjatë hyrjes në selinë e PD.

Po ashtu kanë mbërritur edhe deputetët Edmond Spaho, Flamur Noka, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edi Paloka.

“Grupi i bashkuar është, duhet të kthehet në normalitet”, tha Edi Paloka në hyrje të selisë së Partisë Demokratike.

Kjo është mbledhja e parë e grupit parlamentar e bashkuar pas 6 muajsh që prej vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës.

Ndërkohë një ditë më parë, Berisha njoftoi se do të jetë i pari që do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit.

Reagimi i tij erdhi pasi njoftimin për mbledhjen nuk e morën 5 deputetët e përjashtuar, ish-Kryeministri Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Luan Baçi të cilët nuk janë njoftuar nga Sekretari i grupit për mbledhjen.

Sipas Berishës, ai ka mandatin e Kuvendit të 11 Dhjetorit të konfirmuar me referendum dhe më pas me votën e zgjedhjeve të 6 Marsit.

Ndërkohë siç raportoi gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, në rendin e ditës së mbledhjes do të jetë axhenda.

“Do të ketë diskutime si do të veprojë PD në Kuvend. Do të ketë edhe diskutime për bashkimin e PD. Pavarësisht diskutimeve sërish ka diskutime nga Alibeaj dhe Bardhi. Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit thotë se nuk ka vend për negociata, por për dialog”, tha gazetari.

Kjo në fakt është mbledhja e parë e grupit pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe vendimit të Gjykatës së Tiranës që miratoi statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit iniciuar nga Sali Berisha.

Gazetari tha se nuk ka konfirmim nga Basha nëse do të jetë i pranishëm në mbledhje. “Deri më tani nuk ka deklaruar asgjë”, raportoi gazetari./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here