I viziton ministri Klosi /Në Shkodër, 28 fëmijë të rrugës drejt shkollës, përurohet “Arben Broci”

0
132

 

 

Blendi KlosiMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i shoqëruar nga zëvendësministrja Nora Malaj, ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor ua uroi fëmijëve nga qyteti i Shkodrës. Ata kanë përcjellë për në shkollën “Salo Halili” për të filluar klasën e parë edhe 28 fëmijë që më parë, për arsye të ndryshme, nuk e kishin filluar shkollën dhe endeshin rrugëve. Ministri u dhuroi fëmijëve mjetet bazë shkollore, duke u uruar atyre suksese në këtë rrugë të re të jetë dhe bashkë me zëvendësministren hipën në autobus dhe i shoqëruan për në shkollë. “Ne shoqëruam sot 28 fëmijë në situatë rruge në shkollë. Ishte një moment i bukur për ne, sepse arritëm që t’u jepnin një gëzim, natyrisht jo gëzimi që do të kishin po të kishin prindërit e tyre, por u dhamë bazën materiale për të vazhduar shkollën këto ditë të para, e cila mendojmë se do të jetë një kujtim i bukur për këta fëmijë”, – tha ministri Klosi. Më tej në deklaratën e tij ai shtoi se në të gjithë vendin janë plot 200 fëmijë në situatë rruge që i janë kthyer shkollës, gjithashtu u jep shansin atyre fëmijëve që janë 9 vjeç dhe nuk kanë arritur të ndjekin asnjë orë mësimi në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Arsimore, për të filluar një edukim, i cili do t’u mundësojë atyre që të bëhen qytetarë të denjë. Për fëmijët që vijnë nga shtëpi apo qendra sociale do t’u garantohet vazhdimi i arsimimit në shkollat profesionale. Por vizita e tij në Shkodër nuk u ndal këtu. Ministri Klosi mori pjesë edhe në ceremoninë e përurimit të shkollës së mesme profesionale “Arben Broci”, e cila tashmë do të ketë një ndërtesë krejtësisht të re me të gjithë laboratorët dhe bazën e nevojshme materiale për një proces mësimor sipas standardeve të kërkuara. “Në Shqipëri ka ardhur koha që të kemi një arsim të mesëm profesional elitar, shkolla që ne sot po inaugurojmë është një shkollë e mirinvestuar, që ofron të gjitha kushtet e mësimdhënies nga pikëpamja e mësimit, por që gjithsesi ka nevojë t’i forcohet laboratori profesional”, – deklaroi ministri Klosi. /S. Baleta

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here