Arsyet që thithin investitorët e huaj, por parashikimet e 2015-ës nuk janë optimiste

0
151

 

 

tërhoqën 78 milionë euro nga bankatInvestimet e huaja janë një burim i rëndësishëm i fluksit të kapitalit dhe për zhvillimin e ekonomisë. Por parashikimet statistikore vitet e fundit tregojnë që kemi një rënie të investitorëve. Por pse vjen kjo rënie? Një ndër arsyet pse Shqipëria thith investitorë të huaj është performanca ekonomike, dhe pse këtë vit sipas BSH nuk ka të dhëna optimiste krahasuar me vitet e kaluara. Një ndër vitet më të suksesshme është ai i 2013-ës ku vendi kishte investime rekord, ndërsa në fillim të vitit 2014 – ndodhi krejt e kundërta me vendosjen e taksës progresive e cila çoi në rezultate krejt të negative në krahasim me vitin paraardhës.

 

Potencialet për investime dhe kuadri ligjor

 

Ekonomia shqiptare ka potencial të pashfrytëzuar si në aspektin e energjisë së rinovueshme, turizmit, agrobiznesit, infrastrukturës dhe shërbimeve. Burimet natyrore përfshijnë ato hidrike, diellore, erës, tokë bujqësore dhe mbi 400 km bregdet. Vendi është i pasur me naftë dhe gaz dhe depozita të vlefshme minerale të tilla si bakër, hekur krom dhe xeheror. Përmirësimi i infrastrukturës ka qenë një prioritet dhe është konkretizuar përmes realizimit të veprave infrastrukturore kryesisht në rrjetin rrugor, me qëllim shfrytëzimin maksimal të potencialit të plotë të pozicionimit strategjik të Shqipërisë. Po ashtu krahas potencialeve për investime, vendi favorizohet edhe nga një hapësirë ligjore mjaft miqësore për biznesin. Kuadri ligjor i biznesit është në përputhje me legjislacionin e BE-së. Duke u thelluar në pikën e fundit, duhet theksuar që klima e biznesit dhe e investimeve shërben si bazë që u mundëson kompanive të huaja dhe vendase, që të kryejnë biznes dhe të kërkojnë fitime në një vend të caktuar .

Por ajo që vihet re në Shqipëri është se pavarësisht potencialeve të mëdha dhe kuadrit ligjor thuajse perfekt për investimet e huaja, sërish shifrat e këtyre të fundit lënë për të dëshiruar dy vitet e fundit. Ajo që mbizotëron në diskutimet e shumta të investitorëve me qeverinë është kërkesa e vazhdueshme për më shumë siguri ligjore, duke marrë shkas nga sjelljet e shumta korruptive dhe aspak në respekt të ligjit në këto vite të qeverisjes së majtë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here