Përplasja / Patozi, Tahirit: Je më i akuzuari që nga 1912-a për lidhje me krimin. Ministri: Pse s’fole më parë?

0
112

 

patozi-tahiriMazhoranca dhe opozita janë përfshirë sërish në debate dje në lidhje me trafikun e drogës, ku përplasja kësaj radhe ndodhi mes demokratit Astrit Patozi dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Deputeti i PD-së deklaroi dje se Tahiri ishte ministri më i akuzuari që nga viti 1912 për lidhje me krimin e organizuar. “Unë në jetën time nuk kam marrë as një email poshtërues dhe as si ajo SMS e para një viti, të cilat do të ishin shkaqe të mjaftueshme që një politikan me dinjitet të jepte dorëheqjen. Por ky nuk është problemi yt më i madh. Dhe 2.5 milionë i kanë parë me sytë e tyre live fushat e hashashit anembanë Shqipërisë. Kjo është e vërtetë po aq sa është e vërtetë që je ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje të frikshme me krimin e organizuar që nga media, politika, njerëz të thjeshtë e deri tek punonjës të policisë. Një politikan me dinjitet minimalja që do të bënte është të jepte dorëheqjen. Por kam bindje se ti nuk je e keqja e madhe, sepse dorëheqja jote prapë nuk mjafton”, – theksoi Patozi. Ndërkaq, më parë ministri, edhe duke iu referuar tonit të qetë të deklaratave të Patozit nga foltorja e Kuvendit, shprehu vlerësime për të, ndërsa theksoi se demokrati duhej të kishte folur më parë për gjendjen e rendit dhe drejtësisë. “Më vjen mirë që të paktën ka një njeri të arsyeshëm nga opozita, që flet pa bërtitur, pa u çjerrë, pranoj të ngrini gishtin kundër meje, kundër policisë, nuk ka problem, mjafton të bëjmë një marrëveshje fjale. Në këtë rast, unë do të doja t’ju bëja thirrje të shohim të dhënat në sy se ashtu mund të zgjidhim problemin. Zoti Patozi ju keni qenë kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe ju kuptoj të ishit me një qeveri si ajo që ishit. Por unë nuk kuptoj pse nuk keni folur në atë kohë dhe flisni tani”, – deklaroi Tahiri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here