Greqi, arrestohen 4 shqiptarë për prostitucion dhe trafik droge

0
148

 

 

Policia greke ka arrestuar në Athinë katër shtetas shqiptarë, të moshës 21, 22, 23 dhe 31 vjeç, me akuzat për prostitucion dhe trafik droge. Njeri prej të arrestuarve, 21 vjeçari, akuzohet se në gusht të këtij viti mashtroi nëpërmjet rrjetit social Facebook një 24-vjeçare nga Shqipëria, duke i dhënë premtime boshe se mund ta rregullonte me punë në Greqi. Më 2 shtator, pasi 24-vjeçarja erdhi në Greqi, ai e shoqëroi në një apartament në qendër të Athinës. Në orët e mbrëmjes, e çoi në një hotel afër sheshit “Omonia”. Aty e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale me një person, i cili u pagoi atyre 200 euro. Arrestimi i 21-vjeçarit dhe i 31-vjeçarit, u krye po atë mbrëmje, më 2 shtator, gjatë një operacioni rutinor të policisë në qendër të Athinës, kur u kontrollua edhe hoteli. Por policia greke ka njoftuar një javë më vonë për këto arrestime, pasi përfunduan hetimet dhe u zbardh e gjithë ngjarja. Sipas komunikatës së policisë, në apartamentin në qendër të kryeqytetit, u arrestuan edhe dy të rinjtë e tjerë shqiptarë, ndërsa gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan: 162 kg marijuanë, 8.570 euro, një peshore precizioni, 9 telefona celularë dhe një automjet. Ndaj katër të arrestuarve është vendosur masa e paraburgimit, ndërsa 24-vjeçares iu ofrua gjithë asistenca që parashikon ligji për viktimat e prostitucionit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here