Prokuroria /  Plagosjet në Laç, kamerat e komisariatit ishin jashtë funksionit, nisin hetimet

0
139

 

 

armando prenga arrestimiProkuroria ka dërguar për ekspertim dhe këqyrje aparatet celularë të 6 të dyshuarve për përplasjen me armë në Laç, mes tyre edhe telefonat e deputetit Armando Prenga. Sipas Prokurorisë, ky veprim për hetuesit do të provojë faktin e komunikimit mes djemve dhe Gjok Calit, mesazhet që ky i fundit ka shkëmbyer me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

 

Prokuroria e Përgjithshme dërgoi për ekspertim dhe këqyrje aparatet celularë të 6 të dyshuarve për përplasjen me armë në Laç, mes tyre edhe telefonat e deputetit Armando Prenga. Sipas Prokurorisë, ky veprim hetimor do të provojë faktin e komunikimit mes djemve dhe Gjok Calit, mesazhet që ky i fundit ka shkëmbyer me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe bisedat me shefin e komisariatit të Laçit natën e ngjarjes. Nga këqyrja e tyre, hetuesit thanë se do të provohet alibia e pjesëtarëve të familjes Cali që akuzuan deputetin për kërcënimin në lokalin e tyre. Nga ana tjetër, këqyrja e aparateve celularë të deputetit Prenga do të provojë thanë hetuesit nëse ai ka komunikuar me vëllain e tij apo ndonjë drejtues policie për përplasjen me familjen Cali në rrugën Patok – Laç mbrëmjen e 4 shtatorit. Gjithashtu është kërkuar edhe nga kompanitë telefonike në vend të identifikojnë qelizat e lëvizjes të të dyshuarve, mes tyre edhe atë të Anton Lekës, i cili pretendon se natën e ngjarjes nuk ka qenë në Laç, por në një dasmë në Kamëz. Prokuroria e Përgjithshme, krahas hetimit për përplasjen fizike dhe me armë pranë komisariatit të Laçit, po verifikon edhe veprimet e të gjithë efektivëve të policisë që natën e sherrit ishin në detyrë.

 

Implikimi i policëve

Burimet thonë se nga pyetja e të shoqëruarve dhe të ndaluarve të familjes Cali, ata kanë implikuar edhe efektivë të policisë në ngjarje, duke pretenduar se nuk kanë reaguar për të shmangur dhunën fizike ndaj tyre. Gjithashtu, ata kanë pretenduar se punonjësit e policisë edhe pse ishin në vendin e ngjarjes dhe kanë parë deputetin Prenga me pistoletë në dorë, nuk kanë reaguar për të arrestuar të në flagrancë. Nga ana tjetër të gjithë punonjësit e policisë, të pyetur për ngjarjen, kanë mohuar se kanë parë deputetin Prenga me pistoletë në dorë. Ata i kanë thënë hetuesve, se ishte gjysmë errësirë dhe për shkak të mungesës së ndriçimit para komisariatit nuk kanë arritur të identifikojnë deputetin e armatosur apo të shohin se kush ishin dy personat e armatosur që qëlluan ndaj pjesëtarëve të familjes Cali. Po këto burime thonë edhe kamerat e sigurisë në komisariatin e Laçit nuk punonin natën e ngjarjes, duke mos arritur të fiksojnë ndonjë nga imazhet e personave që kanë hyrë në oborrin e komisariatit para dhe pas përplasjes fizike dhe me armë mes dy familjeve Cali dhe Prenga.

 

Arma e Prengës

Deputeti Armando Prenga nuk ka qëlluar me armën që disponon me leje nga autoritetet shtetërore, por dyshohet se ka qëlluar me një pistoletë tjetër që ai në ngjarjen e 5 shtatorit e mbante pa leje. Një fakt i tillë, sipas Prokurorisë, ka dalë nga ekspertiza e pistoletës që është dorëzuar te oficerët e policisë nga gruaja e Prengës, Rovena, ku tregohet se arma e vënë në dispozicion nuk ka kryer asnjë qitje. Kjo pasi në tytën e pistoletës nuk janë gjetur shenja të vjaskave, karakteristikë kjo që lihet nga armët pas procesit të qitjes. Madje edhe pretendimi i deputetit të PS-së, Prenga, se nuk ka qenë në vendin ku ndodhi përplasja mes dy fiseve Prenga dhe Cali, nuk qëndron sipas zyrtarëve të Prokurorisë, kjo pasi në dosje janë administruar disa dëshmi që tregojnë praninë e tij në sherrin para komisariatit dhe hapjen zjarr ndaj disa prej anëtarëve të familjes Cali. Kanë qenë pikërisht këto prova të administruara nga prokuroria e Përgjithshme që kanë bindur Gjykatën e Lartë të caktojë masën e “arrestit në burg” ndaj deputetit Prenga.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here