Vjedhje në prag të zgjedhjeve! Pse hesht Rama për grabitjen e 10 milionë eurove dhe vrasjen?!!

0
83

Zv/sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, ku persona të maskuar e të armatosur grabitën një sasi të madhe parash.

Në një postim në facebook, Rama shkruan se kjo ndodhi për shkak të mungesë së sigurisë, ndërsa shton se për koiçidencë vjedhja ndodhi në prag të zgjedhjeve .

Sipas Luan Ramës, kryeministri nuk la gjë pa thënë pas shkatërrimit të kërpudhës, ndërsa për ngjarjen në fjalë hesht.

Postimi i plotë:

Grabitje dhe të vrarë në aeroportin e Rinasit!

Nga Luan Rama, Zevendeskryetar i LSI

Sistemi i sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtarë nuk funksionon!

Përsëri grabitje; grabitje dhe të vrarë në aeroportin e Rinasit!

Për të disatën herë, grabitësit të armatosur, hyjnë në pistën e aeroportit, shëtisin nëpër pistë si ua do qefi, e shkojnë deri tek avioni ku gjendeshin paratë, i rrëmbejnë e prej andej, i bëjnë të fala Kryeministrit dhe qeverisë së tij, duke e përshëndesin për masat e marra dhe sistemin “funksional” të sigurisë!

Për koinçidencë, edhe kjo vjedhje ndodh në prag të zgjedhjeve, njësoj si grabitjet e mëparshme!

Nuk mbetet tjetër gjë, vetëm pritet që kryeministri të dalë e të akuzojë opozitën për baltën dhe ziftin që po prodhon, për të bërë pis imazhin e qeverisë!

Ai që çfarë nuk tha kur iu dogj kërpudha e kryeministrisë, për vrasjen dhe grabitjen e 10 milionë eurove prej avionit në mes të pistës së aeroportit të Rinasit, nuk ka thënë ende asnjë fjalë!

Kryeministër kërpudhor!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here