Dekriminalizimi / Ruçi: Opozita e do për kredo politike. Balla: Së shpejti ligji, “jo” të inkriminuar me poste

0
122

 

 

ruci ne elbasanKreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi dje se zvarritja e procesit të dekriminalizimit të institucioneve vjen për shkak të opozitës. Nga Elbasani, ku mblodhi strukturat e partisë për analizën e zgjedhjeve, Ruçi theksoi: “Procesi i dekriminalizimit po përdoret për kredo politike. Komisioni i drejtuar nga opozita nuk ka sjellë asnjë draft për këtë proces”. Ndërkohë, deputeti socialist Taulant Balla, si pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar për dekriminalizimin, tha se së shpejti do të miratohet legjislacioni që do të ndalojë personat me rekorde kriminale të marrin funksione të larta publike. Por Ruçi theksoi se zgjidhja më e mirë për dekriminalizimin është reforma në drejtësi, të cilën opozita e ka kushtëzuar me dekriminalizimin dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se nuk mund të bëhet pa opozitën. Ndërkohë, kreu grupit të PS-së përshëndeti dorëheqjen e deputetit të Lezhës, Arben Ndoka, ndërsa lidhur me Armando Prengën tha: “PS e dha vendimin e saj në lidhje me Prengën, të gjithë të heshtin derisa të flasë drejtësia”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here