Sondazhi “hedh” poshtë deklaratën e Veliajt / Ndotja, Tirana e dyta në rajon, Shqipëria në pesë vendet e para në Evropë  

0
113

 

 

TiranaAnalizë e rezultateve të faqes “Numbeo” për vendin tonë dhe ato të rajonit

 

Ilir Sinanaj

 

Gjatë këtyre 3 viteve të fundit, Shqipëria është renditur si një nga vendet më të ndotura jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Që nga viti 2013 e deri në mesitin 2015, vendi ynë renditet më të shumtën e kohës si vendi i parë ose i dytë më i ndotur në Evropë, duke “konkurruar” me Maqedoninë. Këto kanë qenë rezultatet ndër vite nga sondazhet e faqes “Numbeo”, e cila është e specializuar në studime për perceptime të ndryshme, që lidhen me faktorë që ndikojnë në mirëqenie dhe cilësinë e jetesës ndër vende të ndryshme te botës. Nga ana tjetër, po si pas faqes “Numbeo”, Tirana, gjatë dy viteve të fundit, renditet si i qyteti i dytë më i ndotur në rajon, pas Shkupit.

 

Kryeqyteti

Në mesvitin 2014, Tirana renditej si qyteti i 27-të më i ndotur në Evropë dhe i 122-ti më i ndotur në botë, sipas Treguesit të Ndotjes të faqes “Numbeo”. Në shkallë ballkanike, për këtë vit, kryeqyteti renditej në vendin e dytë për nivelin e ndotjes pasi në vendin e parë ishte Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë. Në bazë të të dhënave për nivelin e ndotjes, në renditje botërore dhe evropiane, Tirana sa ka ardhur dhe është përkeqësuar, por pa tejkaluar Shkupin. Kështu, për fillimvitin 2015, kryeqyteti ynë renditej në vendin e 90-të në shkallë botërore dhe në vendin e 10-të në shkallë evropiane. Ndërsa për mesivitin 2015, Tirana renditej në vendin e 67-të në rang botëror dhe në vendin e 4-t në rang evropian.

 

Rekord në ndotje

Perceptimi i ndotjes së Shqipërisë sipas sondazheve të faqes “Numbeo” janë në nivele shqetësuese. Në vitin 2013, Shqipëria renditej në vendin e 14-të në Shkallë botërore e para në shkallë evropiane, për sa i përket Treguesit të Ndotjes. Edhe pse do të kishte një përmirësim, në shkallë botërore, duke rënë në renditje gjatë viteve në vazhdim, në shkallë evropianë vendi ynë perceptohet ndër më të ndoturit. Kështu për fillmvitin 2014, Shqipëria renditej në vendin e parë në shkallë botërore edhe në vendin e 2-të dhe në shkallë evropiane në vendin e 20-të. Ndërsa në mesvitin 2015, Shqipëria renditej në vendin e tretë në shkallë evropiane dhe në vendin e 6-të në shkallë botërore, sipas Treguesit të Ndotjes, të faqes “Numbeo”.

 

Treguesi i Ndotjes

“Numbeo” është një faqe e cila grumbullon të dhëna të ndryshme për vende nga e gjithë bota, duke filluar nga perceptimi për krimin e deri tek cilësia e jetesës, dhe së fundmi po citohet si nga mediat tona qoftë edhe nga ato botërore. Te dhënat për të përpunuar Treguesin e Ndotjes janë mbledhur nga anketime të ndryshme të “Numbeo”-s nga vizitorë të kësaj faqeje. Gjithashtu ky Tregues përbëhet nga përllogaritja e përgjithshme e të dhënave për sa i përket, kryesisht, ndotjes së ajrit. Të dhëna janë marrë edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Ja 21 gjobat e reja të Erion Veliajt për “vandalët” në kryeqytet

 

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratuan një sërë masash administrative për dëme që shkaktohen në hapësirën publike dhe dëmtojnë infrastrukturën. Masat administrative të propozuara shkaktuan shumë debate midis mazhorancës dhe opozitës. Në fund ato u miratuan me votat e mazhorancës.

 

Dëmtimet dhe ndërhyrjet në rrjetin rrugor, të listuara më poshtë, dënohen me gjobë:

 

Dëmtim, çarje, ndotje rruge                                   10.000 lekё/m2

Bllokim rruge nё masёn                                         10.000 lekё/m

Dёmtim, çarje, ndotje trotuari                                10.000 lekё/m2

Bllokim trotuari                                                         10.000 lekё/m

Dёmtim bordure                                           10.000 lekё/m

Dёmtim, bllokim pusete, kunete                           10.000 lekё/copё

Vjedhje kapaku pusete, zgare                               10.000 lekё/copё

 

Dëmtimet dhe/ose e ndërhyrjet në rrjetin elektrik rrugor, të listuara më poshtë, dënohen me gjobë:

 

Lidhjet e pa-miratuara në kandelabrat                 20.000 lekë /copë

apo rrjetin ajror

Dëmtim i shtyllave                                       20.000 lekë /copë

Dëmtim i ndriçuesve                                               20.000 lekë /copë

Përdorimi i shtyllave si suport për                         20.000 lekë /copë

montimin e reklamave, kapjen e kabllove etj.

Dëmtimi i traseve kabllorë e linjave ajrore          20.000 lekë /copë

nga punimet që kryhen pranë tyre me leje

ose pa leje si edhe shkulja e shtyllave

Ndërhyrjet në kuadrot e komandimit                    20.000 lekë /copë

 

Dëmtimet dhe/ose ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit, të listuara më poshtë, dënohen me gjobё:

 

Lidhjet e pamiratuara në tubacion                       20.000 lekë /copë

Dëmtim i pusetave                                      20.000 lekë /copë

Dëmtimi i tubacioneve nga punimet që              20.000 lekë /copë

kryhen pranë tyre me leje ose pa leje

 

Dëmtimet dhe/ ose ndërhyrjet në hapësirat e gjelbërta dënohen me gjobё:

 

Dëmtim hapësire të gjelbër                                    20.000 lekë/m2

Zënie hapësire të gjelbër pa leje                          20.000 lekë/m2

Dëmtim, prerje pemësh                                          20.000 lekë/copё;

Vendosje posterash pa leje                                   20.000 lekë/copё

Vendosje tabelash, pankartash,                           20.000 lekë/m2

banderolash pa leje

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here