Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, të paktën 20 të shoqëruar

0
131

Abcnews.al mëson se deri më tani policia ka shoqëruar të paktën 20 persona për ngjarjen e ndodhur ne Elbasan. Të shoqëruarit dyshohet te kenë qenë të përfshirë në konfliktin verbal përpara se ngjarja të përshkallëzohej në vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Nga përplasja me armë mbetën të plagosur tre persona të tjerë. Një prej tyre është dhëndri i Xhuvanit, një efektive e forcave “Shqiponja” dhe Klemend Xhaferri. Efektivja kishte shkruar në vendin e ngjarjes për të shuar sherrin, por më pas ka nisur përshkallëzimi i konfliktit që përfundoi në mënyrë fatale.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhet disa nga drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit. Dyshimet e para janë që bëhet fjalë për një konflikt për zgjedhjet, ndërsa dyshohet po ashtu se për vrasjen është përdorur një pistoletë tip TT. Të plagosurit janë duke marrë ndihmë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here