Rrëfimi i oficerit/ PD, Noka: Qeveria dhe krerët e lartë të policisë favorizojnë trafikun e drogës

0
114

 

FLAMUR NOKAPartia Demokratike hodhi dje akuza të forta ndaj policisë për përfshirje në trafik drogë dhe grupe kriminale. Nga selia blu, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka tha se një oficer i lartë policie shpjegon mekanizmin kriminal, si ishin të organizuara bandat e trafikut të drogës në Vlorë pas vitit 2013, lidhjet e tyre me krerët më të lartë të policisë dhe qeverisë në Tiranë. “Sot, krerët e lartë të Policisë dhe qeveria janë nën akuzë për favorizim të trafikut të drogës, për lejimin e rrugëve të transportit të saj, për dhënie imuniteti ndaj grupeve të strukturuara kriminale. Akuza vjen nga një oficer i lartë policie, i cili shpjegon mekanizmin kriminal, si ishin të organizuara bandat e trafikut të drogës në Vlorë pas vitit 2013, lidhjet e tyre me krerët më të lartë të policisë dhe qeverisë në Tiranë. Oficeri që ka hetuar për shumë kohë këto grupe kriminale, deklaron se informacionet që dërgonte tek eprorët, shiteshin tek trafikantët dhe aksionet dekonspiroheshin”, – tha ai. Më tej deputeti demokrat theksoi se lidhjet e krimit kanë shkuar deri aty, sa oficeri dhe burimi i tij i informacionit, janë kërcënuar nga trafikantët. “Tradhtia e policisë në misionin e saj shkon deri aty sa dhe bandat e drogës kishin siguruar edhe të dhënat personale të oficerit dhe bashkëpunëtorit të tij në terren. Akuzat e oficerit që ka hetuar rrjetin kriminal të drogës në Vlorë, janë tronditëse dhe kanë shokuar mbarë opinionin publik. Deri në këtë moment që flasim, nuk ka asnjë reagim nga krerët e policisë dhe nga Ministri i Brendshëm”, pohoi Noka i cili shtoi se krerët e Policisë qeveria dhe Ministri i Brendshëm janë nën akuzë. “Heshtja e tyre vërteton implikimin e drejtpërdrejtë”, – përfundoi deputeti demokrat. Ndërkaq në reagimin e saj ndaj këtyre deklaratave, ministria e brendshme akuzoi PD-në se po mbron një njeri që po kërkohet nga policia e shtetit, duke iu referuar oficerit të lartë që tashmë është larguar në drejtim të paditur.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here