Vendimi i Këshillit të Ministrave / Gjiknuri: Ja zonat e rrezikshme ku do të pezullohet veprimtaria minerare

0
114

 

Ministri i Energjitikes, Damian Gjiknuri, gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ekonomise lsa sakte 2014 nentoKreu i Energjisë akuzon qeverisjen e kaluar për keqmenaxhimin e industrisë minerare

 

Ilir Sinanaj

 

Qeveria ka miratuar vendimin për programin e ri 3-vjeçar të veprimtarisë minerare në vend. Po sipas këtij vendimi, përcaktohen edhe zonat e rrezikshme ku do të ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së nxjerrjes së mineraleve. “Vendimi rishikon dhe përcakton 62 zonat e rrezikshme minerare, kryesisht në Bulqizë dhe Batër, në të cilat do të jetë e ndaluar dhënia e lejeve dhe ushtrimi i aktivitetit minerar. Konkretisht, në rajonin krommbajtës të Bulqizës, do të ndalohet ushtrimi i aktivitetit minerar në një pjesë të Zonës D, e cila konsiderohet me rrezikshmëri për jetën”, – deklaroi ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në një dalje publike për të informuar publikun mbi vendimin e qeverisë.

Heqja e lejeve shfrytëzuese

Toleranca e qeverisë do të jetë zero për të gjitha ato subjekte shfrytëzuese, të cilat nuk kanë plotësuar kushtet e sigurisë për punëtorët. Për sa u përket zonave në Bulqizë dhe Batër, ku edhe janë përcaktuar zonat e rrezikshme, do të ndërmerren masa për heqjen e lejeve të veprimtarisë shfrytëzuese. “Në total, janë rreth 18 leje shfrytëzimi, të cilat do të revokohen duke pasur si objektiv kryesor rritjen e sigurisë në punë dhe ndalimin e aktivitetit në pjesën e rrezikshme. Në koordinim me Policinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës do të bëhet monitorimi i këtyre zonave të rrezikshme që të ndalohet çdo aktivitet ilegal që cenon jetën e qytetarëve”, – tha ministri Gjiknuri.

 

Akuza qeverisjes “Berisha”

 

Ministri Gjiknuri nuk ka ngurruar të akuzojë qeverinë e kaluar për dhënien e lejeve të shfrytëzimit në sektorin minerar pa asnjë kontroll shtetëror. “Në vitin 2005 rezultonin rreth 430 leje minerare aktive. Para dy vitesh, kur ne erdhëm në drejtim të vendit, gjetëm rreth 800 leje minerare të lëshuara, jashtë çdo lloj kontrolli shtetëror. Qeverisja e Partisë Demokratike u tregua e papërgjegjshme në trajtimin e kësaj industrie, duke dyfishuar dhe parcelizuar në mënyrë kriminale zonat minerare”, – nënvizoi ai.

Kreu i Energjisë i ka akuzuar gjithashtu të djathtët për jetët e humbura të një numri të konsiderueshëm minatorësh, që ai e argumentoi si keq menaxhim të industrisë minerare.

“Pavarësisht se në industrinë minerare në të gjithë botën ndodhin aksidente, ky shfrytëzim barbar në 8 vitet e qeverisjes së djathtë përkeqësoi situatën duke marrë jetën e dhjetëra minatorëve. Cenoi themelet e sigurisë në punë, mbolli konflikte të cilat e kthyen kryesisht Bulqizën në “Far West”-in shqiptar, çka rëndoi edhe më keq bilancin e viktimave brenda e jashtë minierave”, – deklaroi Gjiknuri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here