Berisha: Largimi i FMN, dështimi i piktorit dështak në ekonomi

0
135

Sali berisha FBAkt tejet të rendë dhe të paprecedent në historinë e vendit e konsideron ish kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndërprerjen e marrëveshjes së FMN-së më qeverinë shqiptare, duke e krahasuar këtë situatë me Greqinë, ku sipas tij, FMN-ja u tërhoq pasi qeveria greke dështoi në realizimin e objektivave që kishte marrë përsipër të realizonte.

“Deshtimi ne mbledhje e te ardhurave, te cilat jane jo vetem me te ulta se sa plani per rreth 19 miliard lek edhe me te ulta se sa viti 2014. Keshtu vetem ne muajin Maj dogana ishin 16% apo 2.2 miliarde lek planin dhe 900 milion lek me pak se sa nje vit me pare. Si pese mujor vetem doganat jane 7.5 miliard lek nen planin dhe 3.4 miliard lek me pak se 5 mujori respektiv i vitit 2014. Vjedhje edhe me te medha dhe renie te hidhur te te ardhurave ka dhe ne tatime.

Crown Agents ka nje seri raportesh konfidenciale ku denoncon korrupsionin e zyrtarve ne dogana. Tre jave me pare dha doreheqjen ne shenje proteste per vjedhjet dhe evazionin e larte fiskal me urdher politik, drejtori i hetimit ne tatime, gjeneral Ahmet Prenci.

Piktorit deshtak, para se sa te krijonte qeverine ne konferencen nderkombetare per ekonomine ne Tirane, nje reformator i madhe europian i tha se shanset e deshtimit ekonomik i keni 95%, kjo sepse ju mohoni çdo gje dhe kete e bejne vetem ata qe nuk dine asgje. Me Ramen rrokullisja e ekonomise tone eshte dramatike. Duhet te shpetojme sa me pare prej tij!”, shkruan Berisha në FB.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here