Shthurja e Parlamentit, akuzat dhe fyerjet pa mikrofon

0
135

seanca parlamentare

Gëzim Saliu

Seanca e djeshme parlamentare shënoi edhe fundin e këtij sesioni, pavarësisht se të hënën do të zhvillohet një seancë e posaçme për ligjin e turizmit. Por, edhe pse ishte fundi i sesionit, para se deputetët të marrin pushimet verore, palët jo vetëm që nuk e ulën tonin e debatit dhe akuzave mes tyre, por e rritën edhe më shumë, duke kaluar deri në fyerje personale. Seanca kaloi nga akuzat dhe replikat tek sharjet mes palëve politike, gjë e cila u përcoll drejtpërdrejt edhe në televizion. Por krahas akuzave që u dëgjuan në median elektronike ishin të shumta edhe batutat apo fyerjet, të cilat u thanë në sallë jashtë mikrofonit. “Standard” boton debatin e plotë të zhvilluar në Parlament.

 

Dogjani: Kur ministri e dinte se kush ishte i dyshuar per vrasjen e Santos, pse nuk beri gje gjithe keto kohe?

Majko: Ndersa ne zihemi si grate kemi gjykata qe per te njejtat krime japin vendime te ndryshme. Sistemi ligjor nuk eshte i keq, po zbatimi i tij eshte per te vene duart ne koke, kryesisht sistemi i drejtesise. S’na shkon te themi se Shqiperia eshte Kolumbi. Edhe une kam verejtje per ministrin e Brendshem, se ai eshte shkeles i ligjit… atij te duhanit.

Tahiri çuditet dhe pa mikrofon: Kur paska ndodhur kjo?!

Berisha: Ketu ministrat shajne nga mbrapa.

Tahiri: Nuk shava, thashe genjen…

Berisha i kerkon Topallit t’i marre dosjen qe ka tek vendi i tij dhe e lexon ne foltore: Je i denuar me 1 milion leke per shpifje.

Tahiri nga vendi pa mikrofon: Ndaj kujt, ndaj vajzes tende…

Berisha: Je denuar per shpifje.

Tahiri nga vendi pa mikrofon: Ndaj kujt, ndaj sypeshkaqenit.

Berisha: Je shpifes, je i denuar nga gjykata.

Balla nga vendi pa mikrofon: Na lexo pak emrat e gjyqtareve qe kane dhene denimin!

Berisha: Mos fol ti, se kam edhe per ty une, ke dosjen e shpifjes ketu ti.

Tahiri: Mire, mire, se do t’i paguaj leket…

Berisha: Kujt do t’ia paguash, Durim Bamit do t’ia paguash… Partia e kanabisit e ka mbush serish Shqiperine me droge.

Brace pa mikrofon: Ku mor ku, na thuaj ku po ndodh kjo.

Berisha: Ne cdo vend.

Brace nga vendi: Po ku pra?

Berisha: Ne Fier ke sa te duash… Ka pas dhe deputete tuaj qe ne keto vite (2010-2012) jane kap rruges per ne Maqedoni me marijuane.

Qefalia pa mikrofon nga vendi: Pse nuk i kape, pse i le?

Berisha: Une ju them juve qe i gjithe grupi i Xibrakes eshte i lidhur me Edi Ramen. Mamaja e Xhixhes punonte ne Bashkine e Rames. Me thoni pak sa deputete tuaj kane shkuar ne Kube. Rama ka pjesetaret e familjes direkt, e dini ju qe Gentian Hodaj eshte miku ne i ngushte i vellait te Rames.

Braçe nga vendi: Tani eshte kusheriri apo miku?

Berisha: Po them per mikun, mos me ndrysho fjalet… me thoni pak me cilat para financohet gazeta e “Hakmarrjes per Drejtesi”, me parate e droges, jane cunat e Arta Dades. Dade flet perçart per fisheke dhe do t’i them ketu se ne vitet 1992-1996 kemi dhene barut dhe fisheke. Po. U kemi dhene atyre qe i kane derdhur plumb Millosheviçit dhe e munden ate. U kemi dhene barut, fisheke dhe predha dhe ua kemi dhene falas… Tani dua t’i them dy fjale atij zoterise (Kryeministrit) qe flet nga nje ore ketu ne Pparlament (Berisha kishte folur rreth 40 minuta).

Deputetet qeshin ne salle, Berisha nenqesh edhe vete

Berisha: Mesuesja me ka thene ne klase te trete mos fol gjera qe nuk i di.

Tahiri: Sali, pse nuk degjove mesuesen Sali, se do kishim rene rehat ne ketu ne Parlament… Jam denuar dhe do paguaj ate denim te Gjykates. Sypeshkaqenin nuk e thashe une po e dha dikush tjeter ne liber. Do ta paguaj gjoben qe ma dha Gjin Gjoni, po edhe pse me jep pershtypjen se eshte simbol i korrupsionit…

Berisha qesh nga vendi

Tahiri, Berishes: Nuk ke pse qesh, se mua do me vinte turp nese djali dhe vajza jane te perfshire si seksere. Pse nuk e con ne prokurori kete ministrin ktu (Aldo Bumci) qe bente shkrese zyrtare me emrin e Shkelzen Berishes.

Bumci nga vendi pa mikrofon: Ti je nje mashtrues, ja ky je ti.

Paloka nga vendi pa mikrofon: Na del na flet ketu ti ne, ty t’u kap kryetari me droge ne hunde, edhe ti me kokaine.

Berisha ne foltore: Me individe qe flasin nen ndikimin e droges nuk ia vlen te merresh. Ti nuk je vetem perdorues droge, ti ke shkuar deri ne vetevrasje, je biri i prinderve kontrabandiste, ti je nje element inkriminuar i Shullazit. Kush e vendosu Nallbatin ne Elbasan? A nuk u shpall ai nga Igli Toska si anetar i “Hakmarrjes per Drejtesi”. Per Ibrahim Bashen genjyet si ordiner. Momentin e vrasjes policia braktisi Lazaratin, po kush e vrau ate: po miqte e qeverise. Alikot kane marre pjese ne fushaten e sicilisteve, ata s’ishin ne Greqi, leviznin lirshem ne Lazarat….

U more shume gjate me femijet e mi, ata jane te paret e nje zyrtari kur nuk kane pasur asnje detyrim, kane deklaruar qindarke per qindarke pasurine time. Djali im ka dhene cdo sqarim dhe eshte prokuroria e Ina Rames qe tha se faksi ishte i falsifikuar. Une e gjeta edhe falsifikatorin. Ne Gerdec, ky ktu (Rama) i ka dhene atij atje 54 pallate.

Balla nga vendi pa mikrofon: Po baxhanaku thuaj…

Berisha: Zoteria qe flet pas meje ka nje pallat 5-katesh, ku nuk tregon dot asnje fond te ndertimit te tij. Ai pallat s’ka asnje fature te vetme, sepse ndertuesi i pallatit eshte bashkepunetor me te kur ishte kryebashkiak. Nga e gjithe pasuria kam shtuar vetem 49 m2 shtepi, dy vete jemi, na del tamam. Kurse ky ktu doli i pastrehe dhe vetem 3 mije euro kursime ne banka.

Tahiri, Berishes: Vazhdove historine e leshimit te pellumbit te akuzave. Ti kur nuk njihje baxhanakun, s’ke si njeh familjet tona.

Dogjani flet ne foltore, i nderhyn Brace, deputeti i PD-se: Pusho ti, mos me nderhy, se ti je nga ata qe flet nga mbrapa, ato qe me thoje mua nga mbrapa kraheve per Ramen s’ia the asnjehere perballe.

Irritohet Brace nga vendi dhe bertet: Pusho re te thashe pushooo, mbylle te them, po te them mbylleeee…

Bumci ne foltoren e Parlamentit: Ministri i Brendshem genjeu publikisht. Ti nuk mbron dot bilancin dhe prandaj shpif e akuzon. A te tha Donald Lu mos kandido te inkriminuar. Mos kandido ate ne Kavaje. Ti je nje turp i madh si minister.

Ristani replike me Tahirin: Te vjen ktu ky kokorosh mendjemadh e merret me opoziten. Ben keshtu per te shpengulur vemendjen e debatit. Kam nje mesazh nga nje polic qe thote se u kapen 1 mije rrenje kanabis dhe me pas nuk u sekuestruan, se pronari ishte mik i kreut te Bashkise Termet Peci. Per kete, thote mesazhi, u informua edhe ministri po s’beri asgje..

Dade kerkon fjalen per replike me Berishen (ish-kryeministri ishte larguar nga salla): Berisha eshte nje kriminel shume i rrezikshem, ai ka shkelur embargon e OKB-se, ai ka bere Gerdecin dhe ka vrare 4 protestues ne bulevard. Ky kriminel shume i rrezikshem, duhet vene para drejtesise.

Topalli nga vendi: Z. kryetar, merrni masa, zbatoni rregulloren, transkriptojeni fjalen e zonjes se kerkoi burg per opoziten.

Abazi nga vendi pa mikrofon: Ulu Zhozi, ulu…

Dade: Jam krenare qe kam dy djem shume te devotshem.

Topalli nga vendi: Z. Meta, duhet respektu rregullorja. Mos kete fjalor… ju lutem transkriptoni fjalen e zonjes Dade.

Dade nga vendi pa mikrofon: Po c’ke moj Jozefina?

Abazi nga vendi pa mikrofon: Dil e qetesohu pak o Jozi!

Rama ne foltoren e Parlamentit: Kur thuhet se deshmorin e RENEA-s e vrau ministri me miqte e tij, kjo nuk eshte me ceshtje politike, po çeshtje psikiatrie, per spitalin psikiatrik… Ky ktu (per Paloken) e ka humbur nje beteje ne gjykate dhe u deklarua si shpifes. Nuk e di si do te perdor parate qe do marr prej tij, po mendoj te hap nje sesion terapia psiqike per te zbutur shpifesit. Nje kujtese ne fund nga Sokrati: i thane ti pse nuk u pergjigjesh akuzave e shpifjeve dhe ai tha se shpifesi eshte si qeni bastard, se kur nuk e ke mendjen ai te kafshon.

Paloka: Kete per shpifjen mund t’ia thote edhe ministrit te vet, se eshte denuar per shpifje. Ata te dy qe sot jane ne burg ne Lazarat per vrasjen e oficerit te RENEA-s ishin lene te lire, ata i vune dy here tritolin ne shtepi kreut te PD ne Lazarat. Kam kerkuar testin e droges per ministrin dhe Kryeministrin. Ai tjetri (Tahiri) ka shku edhe ne spital nga droga, ka qene duke shku me te shumtit. Hajde te bejme se bashku testin e droges. Ky e ka kthy Kryeministrine ne cirk, ky edhe kur vjen Kancelarja i tregon muret.

Abazi nga vendi pa mikrofon: Ban kshu, se s’ke vota, nuk te voton askush ty me Saliun e Jozin.

Rama nga foltorja: Besojeni se nuk eshte i droguar, as i pire, se sot ka nis punen heret dhe s’ka pas kohe me u rrumbullakos. Nuk eshte aq i rrjedhur, por i lumtur. Heren e shkuar ju tregova definicionin e kesaj lumturie. Duhet te jesh budalla qe te gezosh kaq nivel lumturie. Per te qene i lumtur i ketij lloji duhet te kesh inteligjence qe te hapesh goje jo me shume se kur do buke…

Paloka nga foltorja replike me Ramen: Ky ka qefin e krujtjes, njehere knej e njehere andej. Une s’jam as i droguar e as i dehur se do isha i zverdhur, sic behesh ti kur del nga banja i zverdhur komplet dhe kruan koken. Ti je i vetmi kryeminister qe e ke te lidhur zorren e trashe me gojen.

Kokedhima: Me vjen turp qe jam deputet qe degjoj kete fjalor e kulture e si te Sali Berishes e si ato qe flasin si ai. Ai eshte simbol i shpifjes… Une kam kerkuar jo legalizimin qe shqiptaret te behen dru. S’mund te denohet me 5 vite burg ai qe pi nje hashash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here