Tërhiqet Rama/ Në dhjetor zgjedhje edhe për kryetarin. Të premten mblidhet Asambleja, analizohet 21 qershori

0
114

rama selia e psPartia Socialiste do të mbledhë ditën e premte Asamblenë Kombëtare të saj, një ndër forumet më të larta të kësaj partie. Mbledhja e Asamblesë do të ketë në qendër të saj analizën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, ku do të vihet theksi tek rezultatet në tërësi të PS-së si edhe rasteve kur koalicioni nuk funksionoi apo në bashkitë bastione që u humbën në mënyrë surprizuese. Po ashtu Asambleja do shërbejë edhe si një trampolinë për mbledhjen e ardhshme të Kongresit të dhjetorit, ku do të zhvillohen zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese të partisë duke filluar me Asamblenë, Kryesinë si edhe për kryetarin e partisë. Ndonëse asgjë nuk është e konfirmuar, burime pranë selisë rozë bëjnë të ditur se në dhjetor do të ketë zgjedhje edhe për kreun e partisë. Edhe pse gara duket se do të jetë formale pasi rikonfirmimi i Ramës në krye të PS-së është i padiskutueshëm, ajo që vlen të theksohet në këtë mes është tërheqja e kryeministrit nga qëndrimi i mëparshëm. Pas kritikave të vazhdueshme të deputetit Ben Blushit për shkeljen e statutit dhe mos zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar prej më shumë se 1 viti e gjysmë, Rama në kundërpërgjigje kishte argumentuar se kur kreu i forcës politike fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër nuk ka më domosdoshmëri për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme për kryetar.

 

Ligji i arsimit të lartë/ Mazhoranca skeptike, Xhafaj: S’kuptohet si ndërhyn shteti kur falimenton universiteti publik i pavarur

Ligji i arsimit të lartë, krahas kundërshtive të opozitës, pedagogëve dhe studentëve po merr kritika edhe nga vetë mazhoranca e majtë. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve deputetët socialistë ngritën pikëpyetje dhe paqartës sa i takon këtij projektligji, duke vënë theksin tek pjesa e financimit dhe ajo e falimentimit. “Risku i falimentimit cili është? Shteti është përpara dy alternativave. Alternativa e parë dhe ligji ia krijon mekanizmat thotë, ky nuk shërben për interesin publik ose kostoja për ta mbajtur është më e madhe sesa dobia publike që sjell dhe në atë rast e le të falimentojë. Në rastin që sheh që dobia publike nga institucioni është më e madhe mekanizmat janë aty që nëpërmjet financimit dhe marrjes së kontrollit në bord ta shpëtojë si institucion dhe ta ruaj në dobi të interesit publik”, – u shpreh zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku. Por kryetari i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj ngriti shqetësimin se në këtë projektligj nuk përcaktohet qartë se si ndërhyn shteti në rast falimenti të Universiteteve Publike të Pavarura. “Ju thoni po bëj një xhiro dhe po vij këtu prapë kur ta kem në pozicion falimentimin. A mund të jetë në dispozita tranzitore të shkojmë diçka që e gradualizon këtë gjë. Në një ditë të bukur gjithë universitetet thonë, do thoni ju po nuk e ka qeveria, por kjo qeveri ka bërë dhe studentë pra ka treguar që ka pasur dhe përvoja të kësaj natyre. Askush nuk mund të thotë që jam unë garancia, jo, jo. Garancia nuk mbeten asnjëherë individët, cilido qofshin ata, është ligji është Kushtetuta”, – tha Xhafaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here