Anijet greke ndotin Dhërmiun dhe Himarën

0
157

DhermiUjërat e Dhërmiut dhe Himarës u ndotën me vaj e naftë, duke shqetësuar në maksimum pushuesit e gjendur në këto brigje, të cilët, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes  ujit të detit nuk u futën dot në të.

Kjo është hera e tretë brenda sezonit turistik kur anijet greke derdhin naftë e vaj në ujërat shqiptare. Anijet greke e derdhin vajin dhe mbeturinat në det për të mos i dorëzuar në portet përkatëse, duke shmangur kostot financiare.

Pronarët e restoranteve dhe hoteleve në këtë zonë mendojnë se kjo është e qëllimshme.“Derdhja e vajrave dhe naftës në det bëhet qëllimisht në kohë sezoni turistik për të ndotur detin tonë dhe për të larguar pushuesit”- thotë njëri prej tyre. Kërkohet prej autoriteteve përkatëse që të merren masat e duhura, me qëllim që kjo dukuri mos përsëritet më në të ardhmen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here