Ndërtimet pa leje/ Ja formulari i ri për oborret në përdorim, tarifat për çdo m2

0
144

Nga 100-500 m2, çmimet që duhet të paguhen për oborret në përdorim

Ndërtimet pa lejeAgjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka publikuar formularin e ri për oborret në përdorim. Për të aplikuar pranë AKKP-së, duhet të paraqitet kërkesa, që plotësohet sipas formularit të mëposhtëm. Gjithashtu dorëzohet dokumenti për të drejtën e pronësisë së kërkuesit mbi ndërtimin, që gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, i lëshuar nga ZRPP-ja. Genplani i oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i hartuar nga një topograf i licencuar. Dokumenti me të dhënat për gjendjen juridike të oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i lëshuar nga ZRPP. Dokumentet, që provojnë faktin se ndërtimi, i cili gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, është kryer përpara datës 10.8.1991. Këto dokumente mund të jenë një leje ndërtimi, e lëshuar nga organi përgjegjës i kohës, një akt zyrtar, i lëshuar nga arkivi teknik i ndërtimit, një akt i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, vendimi gjyqësor për vërtetimin e faktit të ndërtimit dhe të kohës së ndërtimit, aktnjoftimi përkatës ose dokumente zyrtare, të lëshuara nga organet e pushtetit vendor, brenda kompetencave të tyre. Dokumenti, që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim, që, për shkak të ligjeve të kohës, i ka kaluar në përdorim, pa kundërshpërblim, nëse kërkuesi aplikon për tjetërsimin e tij pa kundërshpërblim. Pasi subjekti ka paraqitur pranë AKKP-së kërkesën së bashku me dokumentacionin e kërkuar, për kalimin në pronësi të oborrit në përdorim. AKKP, brenda 30 ditëve, nga data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit nga ana e subjektit, kryen verifikimin e hollësishëm të tyre (verifikimet kryhen në terren nga punonjësit e AKKP-së).

 

AKKP

AKKP saktëson kufijtë e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, duke kryer matje në terren. Në përfundim të shqyrtimit sipas afateve të mësipërme, AKKP, harton vlerësimin ligjor dhe njofton subjektin sipas rastit, për: Të drejtën e tjetërsimit me shpërblim dhe detyrimin për të paguar brenda 30 (tridhjetë) ditëve, për llogari të AKKP-së, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e tjetërsimit, duke i treguar edhe numrin e llogarisë. Të drejtën e tjetërsimit pa kundërshpërblim, duke i treguar kërkuesit kufijtë, sipërfaqen në m2 dhe vendndodhjen e oborrit në përdorim, shoqëruar me planvendosjen përkatëse. Mospranimin e kërkesës për tjetërsim, duke arsyetuar, me shkrim, në mënyrë të hollësishme kushtet e përcaktuara në këtë vendim, që nuk plotësohen apo provohen. Kërkuesi, me marrjen e njoftimit për të drejtën e tjetërsimit me shpërblim, paguan, në numrin e llogarisë së caktuar nga AKKP, për llogari të Fondit të Kompensimit të Pronave. Pagesa bëhet jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së njoftimit nga AKKP. Shkelja e këtij afati përbën shkak për mospranimin nga AKKP-ja të kërkesës për tjetërsim. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së vendos kalimin e pronësisë së oborrit në përdorim brenda 10 ditëve nga: data e mbërritjes së mandatit, që vërteton pagimin e vlerës, në rastin e tjetërsimit me kundërshpërblim. Data e njoftimit të kërkuesit për të drejtën e tjetërsimit pa kundërshpërblim. Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm, i cili merret jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e regjistrimit të kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues në regjistrin e protokollit të AKKP-së, i njoftohet kërkuesit. AKKP-ja ia përcjell vendimin për regjistrim ZRPP-së, e cila kryen procedurën e regjistrimit në përputhje me rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi. Poseduesi i pasurisë së paluajtshme pajiset me certifikatën e pronësisë, pasi të ketë paguar më parë (në momentin e paraqitjes së kërkesës) tarifën e shërbimit, të përcaktuar me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave.

 

Çmimet e oborreve në përdorim

 

Për sipërfaqe deri në 100 m2200 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 101 m2 deri në 200 m2300 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 201 m2 deri në 300 m2400 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 301 m2 deri në 400 m2500 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 401 m2 deri në 500 m2600 mijë lekë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here